Për t’ia kthyer kombit krenarinë, ta kemi ndershmërinë

Kultura

Për t’ia kthyer kombit krenarinë, ta kemi ndershmërinë

Nga: Sefedin Përgjegjaj Më: 30 shtator 2016 Në ora: 17:01
Ilustrim

Në sprovat e jetës vetëm me unitet do të sfidojmë,

Këtë gjë shqiptarët  fort mirë duhet ta dinë,

Nëse duam të metat e të këqijat t’i eliminojmë,

Duhet që ta kemi dijen në unitet me ndershmërinë !

 

Që në çdo cep të atdheut të ndihet mirë shqiptari ,

Shpejt të ndërgjegjsohemi për të përparuar,

E për t’na vajtuar punët për së mbari,

Rreth ideve të mëdha të jemi të bashkuar!

 

Për t’ia kthyer mbarë kombit e atdheut krenarinë,

Si dielli në syrin e pranverës të gjithë të rrezatojmë!

Me vullnetin, guximin tonë të pashoq e largpamësinë,

Ballelartë e krenarë drejt përparimit do të shkojmë.

 

Për diell e dritë të punohet çdo ditë

 

Si dritë e diellit na duhet uniteti ,

Pa të cilën askush s’mund të jetojë

Për t’i përballuar çdo furtune e rrebeshi

Zëri i ndërgjegjes duhet t’na vetëdijesojë.

 

Që mos t’na përsëritet më historia,

Në mendje e shpirt të çdo shqiptari

E ngulitur të jëtë atdhedashuria

Për t’na vajtur punët së mbari.

 

Mendimet tona mos të bien ndesh

Me ato që përherë e luftojnë terrin

E gabimet që janë bërë prej nesh

Askujt fajin për to mos t’ia hedhim!

 

Sfidave të jetës për t’iu përballuar

Të matur e syçelë t’jemi në çdo veprim

Në punë madhore më të përkushtuar

Për diell, për dritë, për të bardhin agim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat