Prizreni qytet i datave historike

Kultura

Prizreni qytet i datave historike

Nga: Aziz BYTYÇI Më: 19 shtator 2016 Në ora: 10:03
Foto nga vendi ngjarjes

Njëra nga detyrat e marra nga Kryesia e përkohshme është zgjerimi  me antarësi, regjistrimi  në regjistrin e organizatave joqeveritare dhe vazhdimi i punës në hartimin e dokumenteve themelore të Përkujdesjes shqiptare.

Iliriku si tërësi e në veqanti Prizreni si qytet i lashtë iliro shqiptar është shumë i pasur me monumente kulturore e historike që dëshmon qartë civilizimin e hershëm e kulturen e lashtë gjatë shekujve në vazhdë.Pozita gjeografike e Prizrenit të lashtë,lokalitetet arkeologjike në vetë hapsiren e qytetit dhe burimet e shumta historike dëshmojnë  që kjo qender e rëndesishme urbane ka një të kaluar mijëvjeqare.

Në qytetin e lashtësisë , në kryeqytetin shpirtëror të të gjitha trojeve shqiptare , në këtë qytet,ku burrat e mëdhenjë të kombit,rilindasit , lidhen besa-besen në tempullin e shenjët të kombit shqiptar në rezidencen gjithë shqiptare në Lidhjen e Prizrenit për ta bërë Shqipnin më vehte. 

Në shtatorin e këtyre ditëve në Prizrenin historik u mblodhen intelektual,veprimtar të devotshëm të çështjes shqiptare,krijues e poet të letrave shqipe,profesor Universitar,artist e këngëtar,politikan e diplomat nga të gjitha trojet shqiptare , në njëren nga sallat e mëdha të amfiteatrit për konferenca,mbledhje apo edhe manifestime të ndryeshme që mbahen në hotel Alvida , për ta mbajtur mbledhjen e dytë të radhës, që nga qershori kur u themelua Kuvendi për Perkujdesjen Shqiptare, me qëllim që kjo  Organizatë të vazhdoj rrugën e saj të konsolidimit përmes strukturimit dhe zgjerimit me anëtarësi. 

Fillimisht para se të filloj mbledhja e dytë e radhës së Kuvendit u këndua himni i flamurit kombetar, ku të gjithë të pranishmit me doren në zemër qendruan në këmbë deri sa u këndu himni kombetar. Pas himnit kombetar , mbledhjen e hapi Kordinatori i  Përkujdesjes  Shqiptare z. Bejtush Isufi , i cili  prezantoj punën dhe angazhimin  tremujor të anëtarëve të zgjedhur.

Ai poashtu i përshendeti të gjithë pjesmarrësit të cilet po merrnin pjesë dhe kontributi i tyre sot po deshmohet me prezencen e këtij numri të madh,  që  ky numer i pjesmarrësve për çdo ditë po rritet .Ky numër pjesmarrës nga të gjitha trojet shqiptare që udhëtuan për të ardhur në Prizren dëshmon se veprimtaret e çështjes kombetare e gjithë shqiptare po i kryejn obligimet ndaj atëdheut kudo që shqiptaret jetojn gjerë andej - përtej Oqeanit Atlantik, në Australin e larget dhe Ameriken e largët.

Gjatë tërë ditës deri në oret e vona të mbas diteje mbledhja vazhdo duke e marrur fjalën  shumë veprimtar gjatë angazhimeve të punes së tyre tremujorëshe me kumtesat e  tyre deklamuese.Pas kordinatorit Isufi, i cili  pos pershendetjeve dhe raportimit të punës tremujore iu dha fjala  profesorit  z.Rexhep Abazit nga Kosova Lindore i cili njëherit është edhe  antarë i Përkujdesjes  Shqiptare.

Profesor Rexhep Abazi foli rreth zhvillimeve dhe çështjeve organizative gjatë tre mujorit të parë , që ishin përcaktuar të gjitha detyrat e anëtarëve të kryesisë.Pikërisht ai  tha se unë sot në mesin tuaj dhe si anëtar i kryesisë jam shumë i lumtur që po zgjerohet kryesia,që neve po marrim obligim kombetar,lirisht mund ta quaj që  punët tona t'i kryejmë ashtu siç kërkon  atdheu. 

Pas fjalës së profesor Rexhep Abazit  moren fjalën edhe shumë pjesmarrës aktiv (prezent) me pjesmarrjen e tyre në këtë kuvend.Poashtu edhe disa nga anëtaret e kryesisë i komentuan kumtesat e tyre të pregaditura për këtë mbledhje të dytë  para , një numri të madhë prezent  që merrnin pjesë në Kuvend.Në mbledhjen e dytë të Kuvendit të mbajtur në Prizrenin e datave historike të Përkujdesjes Shqiptare mori pjesë  edhe Profesori i Fakultetit Filologjik të Universitetit të Prishtinës  Agim Vinca të cilit iu dha fjala nga kordinatori  Bejtush Isufi. 

Profesor Vinca e pershendeti këtë iniciativ shumë të qelluar nga veprimtaret e devotshëm për kombin, të cilët punojnë për ruajtjen e Përkujdesjes Shqiptare . Profesor Agim Vinca u ekzagjerua në shumë pika ku edhe  e begatoj këtë Kuvend, lirisht mund ta quaj me prezencen e një figure të madhe të shkences dhe dijes siq është Agim Vinca i cili  ishte pjesmarrës në kët punë kolosale që po i bëhet kombit shqiptar nga këta burra e gra veprimtarë që po marrin pjesë në këtë kuvend aq të rëndesishem dhe në mbajtjen e këtij Kuvendi në qytetin ku veprimtaret e denjet të çështjes kombetare shqiptare u mblodhen nga të gjitha trojet e viseve shqiptare dikur për ta bërë Shqipnin më vehte, në Prizrenin e kryeministrit Ymer Prizrenit.

Pas shumë diskutanteve me kumtesat e tyre,përseri mori fjalën kordinatori Bejtush Isufi ku para kryetarit Gjokë Dabajt dhe anëtarëve të zgjedhur në qershor të këtij viti ,  raportoi dhe prezantoj numrin e pjesmarrësve, dhe z.Isufi kërkoj zgjerimin e kryesisë , sepse , sipas mendimit të tij kishte nevoj që të zgjerohet kryesia së pak edhe me gjashtë anëtarë shtesë, të cilin mendim e përkrahu , kryetari Gjokë Dabaj me të gjithë anëtaret dhe të pranishmit, ku edhe u zgjerua kryesia . 

RAPORTI TRE MUJOR I PUNËS SË KORDINATORIT DHE ANËTARËVE TË KRYESISË SI DHE ZGJERIMI I KRYESISË ME 6 - të ANËTARË TË RINJË : -

Me pjesëmarrjen e 70 pjesëmarrësve në mbledhje  u raportua për punën tre mujore ( nga data 10 qershor 2016 kur është themeluar Këshilli nismëtarë) dhe pas miratimit të këtij Raporti u zgjerua Kryesia e Përkohshme edhe me 6 antarë ( ku në tre mujoron e parë kryesia ishte e përbër nga 9 anëtarë , pra në mbledhja e parë të mbajtur në qershor), dhe tani kryesia u zgjerua edhe me 6 anëtarë,tani përbërja e saj  është 15 antarëshe dhe u autorizua që kjo kryesi  të themeloj grupet e nevojshme të punës dhe të emëroj koordinatorët në të gjitha vendet ku do që të ketë anëtarësi.

Njëra nga detyrat e marra nga Kryesia e përkohshme është zgjerimi  me antarësi, regjistrimi  në regjistrin e organizatave joqeveritare dhe vazhdimi i punës në hartimin e dokumenteve themelore të Përkujdesjes shqiptare.

Pas fjalës së kordinatorit z.Bejtush Isufit,në fund pothuajse të mbledhjes së dytë të Kuvendit mori fjalën bashkëveprimtari i çështjes kombetari nga Durrësi dhe njëherit kryetar i gjithë trojeve shqiptare për Përkujdesjen Shqiptare,poeti dhe krijuesi i letrave shqipe z. Gjokë Dabaj i cili pos pershendetjeve ai i vlersoi angazhimet e antarëve që gjatë tremujoreshit të parë, të cilët antarë po e bëjnë punën e tyre kolosale për çështjen kombetare.Ai gjatë ekzagjerimit të temës rrethë detyrave oblikative të anëtareve që kanë për detyr ta kryejn punen e tyre të cilet edhe i kanë marrur se cili prej tyre obligimet ndaj Përkujdesjes Shqiptare mbi supet e tyre. Z. Dabaj në fund pos që lavderoi punen e anëtareve që me angazhimin e tyre dhe punen shumë të madhe të tyre , ata sot këtë sall e kanë mbushur me numrin e madhë pjesmarrësh, ai gjithashtu edhe i përgëzoi anëtaret e ri që iu bashkuan dhe e zgjeruan kryesin, mbetet që puna e tyre të triumfoi.

Për përkujdesjen shqiptare, Koordinatori i përkohshëm, Bejtush Isufi.

Të gjithë pjesmarrësve iu shtrua dreka, gjatë tërë kohës së drekës pjesmarrësit biseduan për çështjen rreth ruajtjes së përkujdesjes shqiptare dhe angazhimet që do t'i kenë në të ardhmen ndaj çështjes kombetare.Të gjithë së bashku nënë organizimin e kordinatorit Isufi dhe kryetarit Dabaj e bënë një fotografi të përbashkët para hotelit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat