Nëmësisë (mallkime)

Kultura

Nëmësisë (mallkime)

Nga: Rasim Bebo, Addison, IL.USA. Qershor 1944. Më: 16 shtator 2016 Në ora: 21:05
Ilustrim

Ndër gropa burgjesh shkrye për gur e baltë,

mbërthye qelash ndër pranga,

nga gjoksi i shtypun sungullon mâ e naltë

kur del prej s’thelli kanga.

Na shajnë e na poshtnojnë, na plasin gjamën:

anmiq t’adheut! Tradhtarë!

pse duem Shqipnin e plotë, pse urrejmë na namën

e huej, pse jem, shqiptarë.

E ata qi e shitën tue ja lidhun qerit

t’anmikut për trofe,

ata qi flamurin, heu, i’Iskanderit

e zhyen me tjetër fè,

ata qi deri dje mbajshin kapistra,

teneqexhinj, shollarë,

gjysmakë, t’falimentuem, e sot ministra:

ata janë atdhetarë!

Na zhgulin thonjt me danë, ndër plagët krypë

na këllasin, na e shtyjnë

n’gërmaz me grushta, e uj kur bâjmë me lypë

qeshin e na pështyjnë.

Na lagin dimnit qelat, elektrikun

na e venë ndër veshë e n’gojë

e ndër trupa… E qeshin tue fikun

cigaret n’sy për lojë.

Na vene jelekun sa me u thye kërbishtnash,

na lanë me ditë e netë

varun për shpatullash mbi maje gishtash,

pa ngrënë, pa pi, pa fjetë.

Mandej po ngelëm prapseprap na gjallë

me shkelma na mbarojnë,

na hjedhin prej dritores, e veç rrallë

me nji plumb na nderojnë.

Pa gur, pa shenj, ndër gropa plehu hjedhun

si coftina na kallin,

ku grat e foshnjet tona s’vinë me rrjedhun

lotët që zbusin mallin.

Po e fortë asht zemra jonë, ma e fortë, o vllazën,

se tortura qi e sosë.

·         E zjarrmi i anmikut veç mâ keq na ndezën

urrejtjen qi rroposë.

Heu e tmerrshme ajo ditë tri herë fatore

kur shokët qi nuk ranë,

me shpirtin dalldisur për fitore,

do t’thrrasin gjakun tonë.

Dridhnju tiranë mbi frona e ju xhelatë

qi vegla u bâh’ ni qorre.

E zezë asht nata, por s’ashtë veç një natë.

Dielli i liris, ti shporre!

E n’se lypet durim e besë qi s’vdaret.

aq sa më dhambë me bre

hekurin që kryqzon dyert e dritaret,

qoftë ajo ligjë për né.

Nga gropa burgjesh me njeni-tjetrin rrokë

me besën e dëshmorit,

nga shpirti i bamë thëngjill qyshkur, o shokë,

pa shfrim mbrenda kraharorit,

ushton kanga e kushtrimit. Then çelikun,

shpartallon ledh e strehë,

dhe si shqiponja e flamurit vërtikun

ndër qiellna t’lira zhgrehë.

Përpëlitet Shqipnija nën mizoren

thundër si krymb n’handrak.

Heu, deri kur ma do puthim dorën

qi syt na i plasi gjak?

Kushtrim, o male, o fusha! Qitni bén

ksaj zgjedhe fund me i dhanë!

Ta zhbijmë krajtën qi na e bani atdhen

veç burg e kasaphanë.

Pjesë nga libri "Moderniteti në letrat shqipe".

 

K O M E N T

I nderuar Z. Arshi Pipa, ju lumtë pena për “ciklin poetik” që keni shkruar në këto vargje të

vuajtjes që derdhi komunizmi mbi kurrizin e popullit të këtij vendi. Këto vargje do të mbeten

brezave që vinë pas dhe do të pyesin: “Vallë kështu i ka ndodhur popullit tonë? Por ka edhe

më keq. Që nga 5 marsi i vitit 1913, kur u pushtua Janina – Çamëria, nga neofashistët grekë

dhe deri më 27 qershor 1944, u sfilit, u dobësua, u tmerrua, u ther, u pushkatua, u dëbua,

edhe pse nuk u ndihmua nga shteti AMË, duke lënë të vdesin mbi 5000 frymë vetëm në kohën

e fundit të qershorit 1944. Shteti Amë u suall si amik me çamët që erdhën në Shqipëri, i

diskriminoi, i burgosi, i vrau dhe personat më në zë, i pushkatoi, sepse qeveria shqiptare -

tradhëtare ishte në shërbim të grekut. Akoma edhe sot nuk është aprovuar “Rezoluta Çame”

në parlamentin e Tiranës, se tradhëtia qëndron edhe te elektorati i Partisë Çame në

parlament. Për analogji me vajtjet që shkruan Z. Arshi Pipa shkruajmë dhe ne si më poshtë:

Marrë nga libri: “Dodona Tempulli i Lashtë i Shqipërisë”, f. 685, 563.

Bilal Xhaferri 

 

Fija e telit me gjëmba

(fragment nga poema “reparti 4300”.)

Dhe erdhi dimri!

U kujtohet, o ushtarë, ai dimër?

Na veshën me kapota të kalbura, tërë arna,

na mbathën me opinga si lëvozhga,

që i mbërthenim me tela.

Ajo fije teli te opingat tona

është sot vazhdimi i telit,

që rrethon kufijtë e atdheut!

Nuk rrethon vetëm kufirin shtetëror,

rrethon, shtëpitë, sofrat, zemrat,

·          

kalon në të gjitha rrugët,

në të gjitha dyert dhe dritaret,

plekset me fijet e shkëputura të shpresave.

Në rreshtat e faqeve të librave,

me kallinjtë e grunjërave,

fijet e telit me gjëmba,

fijet e telit me sinjale.

Ne morëm ngjyrën e dimrit,

ngjyrën e baltës,

u kujtohet, o ushtar, ai dimër i 66-ës?

(Janar shkurt, f.18, Krahu i Shqiponjës”, Çikago, 1977). (R. B. “Dodona...”, f. 685).

Në Koskë, në fshatin e nënës time

Mure të rënë, të rrjepur,

dhe bluja e qiellit sa e mekur.

Një xhezve e ndryshkur anës së vatrës,

Që pjek kafe vreri erërave të natës.

Ca trëndelina rebele, mbi një pllakëz mbi varr.

të vetmet që vdekja ka harruar të marrë.

Gjithçka përmbysur, e djegur, e shkretë.

tek ngjitesh e uleshnë këtë tatëpjetë.

asnjë portëz e mbyllur, por askush nuk të pret!

Heshtja në heshtje! Ha veten e vet! (Qazim Shemaj).

Para syve kemi dy popuj: populli Çam në Greqi dhe minoriteti grek në Shqipëri.

Populli Çam, autokton, që me lindjen e hënës, Çamëria u pushtua nga greku më 5 mars 1913,

prej asaj kohe deri më sot, populli Çam është diskriminuar, poshtëruar, masakruar,

perdhunuar, therur, pushkatuar, i akuzuar si turq dhe bashkepuntor me pushtuesit gjermane

dhe i dëbuar nga trojet e veta, dhe së fundi një popull inekzistent...

Ndërsa minoriteti grek në Shqipëri gëzon të gjitha të drejtat. I ardhur para 200 viteve me shat

dhe lopatë në krahë, si bujqër çifçinj, i vendosën pronarët Gjirokastritë në Dropull dhe

pronarët Delvinjotë i vendosën në Vurg. Sot qeveritë trdhtare të Tiranës i kanë kthyer në

pronarë të këtyre pronave, dhe më tej këto prona janë të regjistruara në kadastrat greke  si

prona greke. Minoritarët grek janë vendosur në krye të vendit si deputet, ministra, drejtorë,

biznesmenë të fuqishem etj. Mbi të gjitha, qëndron prifti grek si kryepeshkop dhe si

guvernator i shtetit grek, brenda shtetit shqiptar. Pra, Shqipëria nën hegjemoninë greke.

Kujtojmë raprezaljet greke në qershor të vitit 1944.

Mësoni z. Nikolaos Kotzias, nga Profesori i juaj Jorgos Margaritis: “...regjimi që kishte

vendosur në vendin fqinjë Fronti Çlirimtarë i Shqipërisë, nuk pranoi të vazhdonte raprezaljet

në kurriz të minoritetit grek, që jetonte në vendin fqinj. Në kundërshtim me praktikat e

vazhdueshme ballkanike, gjaku nuk u shpërblye me gjak dhe dëbimi nuk u shpërblye me

dëbim. E gjykojmë të qëllimshme për ta përmëndur këtë, ku hiperbolikisht njerëz të shumtë

dhe me një mënyrë hiperbolikishtë të lehtë, deklarojmë se në Ballkanin dhe jo vetëm gjatë 

viteve të fundit, vetëm vendi ynë “mësoi qytetërim”. Në këtë rast mësimi është i

jashtzakonshëm dhe sigurisht nuk vjen nga pala greke”. (“Bashkëpatriotë të padëshiruar”),

bot. 209, f. 147)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat