Shën Tereza

Kultura

Shën Tereza

Nga: Mr. sci. Sylejman Salihu Më: 4 shtator 2016 Në ora: 12:00
Sylejman Salihu

Çele si Gonxhe,
Në Dardani,
Mbushur petalet,
Me dashuri.

Ti kishe duar,
Ti kishe sy,
Ti kishe zemër,
Për çdo njeri.

Sikur një engjëll,
Fluturoje  n' jetë,
Hyje n’kasolla,
Me krahë të lehtë.

Me zemër nëne,
Me një besim,
Me një buzëqeshje,
Me një bekim.

Me një copë bukë,
Me një pikë ujë,
Me dashuri,
Pa zë,pa bujë.

Me dhembshuri,
Kudo një shpresë,
Sikur petalet,
Për një pikë vesë.

Por vjen dhe dita,
Në tokë e në qiell,
Rrezon si hënë,
Rrezon si diell.

Gonxhja shpaloset,
Tërë shenjtëri,
Me Shën Terezen,
Në përjetësi.

Am Gohfelder Bahnhof 3
D- 32584 Löhne

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat