Arrin në Kosovë stërmbesa e Skënderbeut

Kultura

Arrin në Kosovë stërmbesa e Skënderbeut

Më: 29 gusht 2016 Në ora: 14:57
Sofia Kastrioti

Ka arritur në Republikën e Kosovës, pas ardhësja e heroit kombëtar shqiptar, Skënderbeu, Sofie Kastrioti.

Pasardhësja e Skënderbeut është pritur nga përfaqësues të institucioneve të Republikës së Kosovës, përfaqësues të festës së vjeljes së rrushit “HardhFest” dhe të bodrumit Stone Castle.

Vet Sofia u shpreh  e ngazëllyer që po qëndron në atdhe dhe për faktin se do të jetë pjesë e HardhFest 2016.

“Jam e ngazëllyer dhe shumë e lumtur që jam në Kosovë dhe që do të jem pjesë e HardhFest”, u shpreh Sofie Kastrioti me të arritur në Kosovë.

Ndërsa, për vet organizatorët e HardhFestit si dhe Komunën e Rahovecit, vizita e saj është nder pasi që kjo është hera e parë që Kastrioti viziton Republikën e Kosovës dhe e cila do të përformojë veprat e saja.

Sofie Kastrioti, do të qëndrojë deri më datë 5 shtator në Rahovec.

Festa e Vjeljes së rrushit “Hardh fest” do të mbahet me 2,3 dhe 4 shtator, ku gjithashtu edhe këtë vit festivali mbështetet nga Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe Komuna e Rahovecit Ndërsa Partner i festivalit këtë vit do të jetë  StoneCastle, të cilët festojnë 10 vjetorin.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat