116 vjet nga vdekja e Nietzsches

Kultura

116 vjet nga vdekja e Nietzsches

Më: 25 gusht 2016 Në ora: 07:20
Friedrich Wilhem Nietzsche

Sot bëhen 116 vjet që nga vdekja e filozofit gjerman,  Friedrich Wilhem Nietzsche.

Është një nga filozofët më të shquar gjermanë me origjinë polake i shek. të 19-të. Ai ka qenë një kritik i ashpër i Krishterimit (dhe i fesë në përgjithësi), i idealizmit gjerman, i Feminizmit dhe i modernizmit në përgjithësi.

 Ai konsiderohet si një mjeshtër i vërtetë i aforizmave filozofike të krijuara në formë eksperimentale. Për këtë arsye, ai është urryer, adhuruar, keq-interpretuar dhe ndoshta mbetet edhe sot e kësaj dite filozofi më i vështirë për t’u kuptuar.

Në vitin 1872 publikoi veprën e tij të parë të famshme Lindja e tragjedisë.

Në vitin 1879 braktisi mësimdhënien për shkak të problemeve shëndetësore dhe në dekadën në vazhdim e kaloi kohën në Venecia, Torino dhe Nisë.

Tre vite më vonë, bie në dashuri me Loufon Salome, por kjo e fundit e refuzoi kërkesën e tij për martesë. Po në vitin 1882 Nietzsche nis të shkruajë kryeveprën e tij Kështu foli Zarathustra, e cila publikohet 3 vite më vonë.

Nietzsches i përket një nga thëniet më të famshme në histori, ‘Zoti ka vdekur’, por kuptimi nuk është aspak ai i supozuar. Nietzsche flet për bashkëkohësit e tij, hipokrizia e të cilëve le të kuptohet se ata në fakt jetojnë ‘sikur Zoti të kishte vdekur’. Sipas Nietzsche ‘... ka ekzistuar vetëm një i krishterë i vërtetë, dhe Ai vdiq në Kryq’.

Nietzschelindi më 15 tetor 1844; vdiq më 25 gusht 1900.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat