Lirohet para kohe gjermani i konvertuar në mysliman i cili kishte planifikuar sulme kundër amerikanëve

Evropë

Lirohet para kohe gjermani i konvertuar në mysliman i cili kishte planifikuar sulme kundër amerikanëve

Më: 17 gusht 2016 Në ora: 10:48
Fritz Gelowicz

Dirk Uden, avokat i gjermanit të konvertuar në Islam, Fritz Gelowicz i cili u dënua në vitin 2010 se planifikoi t’i sulmonte ushtarët amerikanë dhe civilët në Gjermani, ka njoftuar sot se klienti i tij është liruar nga burgu para kohe.

Gelowicz ishte njëri nga katër personat e arrestuar në vitin 2007 dhe të dënuar në vitin 2010, raporton AP.

Gjykata në Duesseldorf pati vendosur se ata kishin operuar si një qelizë e unionit islamik xhihadist radikal dhe kishin planifikuar t’i sulmonin amerikanët, përfshirë në bazën ajrore amerikane “Ramstein Air Base”.

Ai u dënua me 12 vjet burg për anëtarësinë e tij në një organizatë terroriste, konspiracion për të kryer vrasje dhe përgatitje të mjeteve shpërthyese.

Dirk, ndërkohë, tha dje në mbrëmje se gjykata shtetërore në Dusseldorf e ka liruar Gelowicz pasi që ai kishte kryer dy të tretat e dënimit të vet, siç është e zakonshme në Gjermani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat