Mos mbyll dritaren

Kultura

Mos mbyll dritaren

Nga: Lis Bukuroca Më: 6 gusht 2016 Në ora: 17:03
Lis Bukuroca

Nuk ka asnjë kuptim

nëse shkruaj vargje për ty

mund të jesh kushdo për lexuesin

kur nga droja

nuk stolis titullin me emrin tënd

 

nuk ka asnjë kuptim

nëse nuk shkruaj poezi për ty

nuk mund të shndërrohesh në kushdo për mua

edhe kur të mos pëshpëritet më emri jot

 

vërtetë nuk ka asnjë kuptim

nëse nuk të quaj ndjenjë e zjarrtë

ti nuk mund të bëhesh kurrë kushdo

ti mbetesh pasion

 

mos mbyllë dritaren

unë urrej dyert e çaraveshura

si atëherë kur ishim dashuri

edhe sot kur jemi vetëm përjetim

 

nuk është punë e madhe

pse shkrova për ty pesë strofa

por trishtim nëse nuk do shkruaja fare

ti ishe dashuri dhe vazhdon si kujtim i teletisur megjithatë...

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat