Kujtesa dhe reminishenca në krijimtarinë artistike

Kultura

Kujtesa dhe reminishenca në krijimtarinë artistike

  Mr. Bislim Aliu Nga Mr. Bislim Aliu Më 24 korrik 2016 Në ora: 11:48

S’do mend se   kujtesa dhe reminishenca e fëmijërisë në krijimtarinë artistike, gjithsesi luan rol të madh. Dhe shumë artist mu për këtë kreativitet, mbetën figura madhore në artet pamore. Kjo reminishencë e lartë rrëfimtare dhe fare ndiesore, mbase, ka luajtur rol parësor te shumë krijuesë botëror, por njëkohësisht edhe te disa krijues tanë artistikë.Andaj, roli i saj në krijimtari, mbeti përherë shpërfaqje e denj kreative të një rrëfimi të lartë ndiesor dhe fare përmbajtësor.

Pa dyshim, krijimtaria artistike e çdo krijuesi, çmohet, por edhe matet, realisht me përkushtimin dhe me angazhimin që bënë në vijimësi artisti, në shpërfaqjen e ideve të nduarnduarta që i realizon  gjatë një vepre artistike. Ato, zatën, tregojnë gjithherë peshën dhe ndijimin e lartë ndjesor. Tregojnë, pra, vazhdimisht edhe ndjeshmërinë, por edhe idejshmërinë e kreativitetit të lartë ndjesor në realizimin e imazheve dhe të ideve të larta shprehimore dhe artistike.   Gjithsesi, në këtë shpërfaqje të kreativitetit, përherë në memorjen tonë, koha e fëmijërisë lë gjurmë të pashlyera dhe asnjëherë ajo nuk harrohet. Ajo, do të kujtohet gjithnjë, gjatë gjithë jetës. Dhe, përherë do të ngulitet në kokë si një mbamendje e gjatë. Andaj, si të gjithë njerëzit, ashtu edhe artistët që nga fëmijëria, por edhe gjatë gjithë jetës “thithin” mbresa dhe kujtime nga mjedisi ku kanë jetuar e vepruar, ku  jetojnë dhe, gjithsesi, ngjarjet më të rëndësishme do të ruhen gjatë në kujtesën e krijuesit. Këtë mbamendje, krijuesi përherë e kujton. Dhe këtë mbamendje, krijuesi jo vetëm që e kujton, por me një krenari të theksuar edhe e  tregon.

Rrjedhimisht, këto kujtime, të ravijëzuara nga fëmijëria, do të ruhen si një bazament i fortë në krijimtari. Ky bazament kreativ nuk qëndronnë nivel të lartë tek të gjithë krijuesit. Zatën, ata që përjetuan më dendur këtë kujtesë fëmijërore në krijimtarinë artistike, do të jetë më bindës kreativiteti i tij, dhe, kuptohet, më shpërfaqës. Dhe, sigurisht, kjo veçanti e lartë kreative dhe drithëruese do të ndikojë shumë në krijimtarinë e tij të mëvonshme artistike.

Qartësimi i imazheve në krijimtari, është domosdoshmëri

Kjo dukuri e kujtesës së hershme në krijimtarinë artistike, sigurisht u bë bazament i fortë për shumë krijues dhe artist të ndryshëm që mirren me krijimtarinë artristike. Kjo sigurisht, vërehet bukur në librin “Jeta në letërësi”, e shkrimtarit Dritëro Agolli, ku tregohet roli i madh i kujtesës fëmijërore.

Dhe, mu për këtë shkrimtari thotë; “Sa më e pasur të jetë biografia e poetit me ngjarje, me mendime, me gëzime dhe hidhërime, me shqetësime shpirtërore dhe trazira, shkruan ai, aq më i fuqishëm bëhet krijimtaria. Andaj, këtu ka rëndësi fëmijëria dhe rinia.

Kur fëmijëria dhe rinia janë të begata me jetë dhe të mbushura me vështirësi, atij që i bie fati të bëhet poet, e ka poezinë me diapazan të gjërë, me brumë të ardhur, me stof të fortë. Unë kam pasur një fëmijëri dhe rini të pasur”.

Me siguri, këto mbresa nga fëmijëria nguliten fort në shpirtëroren e krijuesit. Ky shqetësim në fillim është i padukshëm, i errët, por më vonë përfytyrimi qartësohet në veprën artistike, sigurisht duke analizuar dhe duke shpërfaqur më denjësisht imazhet dhe idetë e nduarnduarta. Andaj, s’do mend se qartësimi I ideve dhe i imazheve, duhet domosdoshmërisht të qartësohen, për të pasur një rrjedhë të kuptuar dhe të qartësuar mirë dhe shtjelluar me një shpërfaqje të kuptueshme.

Përfytyrimet dhe reminishenca në krijimtarinë artistike

Dihet mirëfilli se këto reminishenca dhe imazhe të hershme te shumë krijues kanë luajtur rol vendimtar në krijimtarinë artistike. Zatën, këto frymëzime të larta emocionale bukur i vë në dukje edhe regjisori i madh Pirro Mani, kur flet për punën e dramës në vitet e para pas çlirimit; “ mu kujtuan shumë skena dhe tregime që kisha dëgjuar apo   më kishintreguar… Filluan të lidhen me vizionin tim të brendshëm, vala e emocioneve të jetës me ato të veprës”

Gjithsesi këto mendime dhe këto momente të kohës fëmijërore te disa krijues përherë mbetën bazament i fortë, por njëherit edhe pikënisje në krijimin e imazheve në veprën artistike.

Kjo, zatën, vërehet bukur mirë edhe te piktori A. Buza, ku pikënisjet fëmijërore i kanë imazhet e shumta në krijimtarinë e tij. Mbase, kjo e dhënë venerohet dendur edhe në krijimtarinë e G. Madhit kur bëhet paraqitja e heronjve që kishte dëgjuar piktori kur ishte i vogël; për heronjtë, kaçakët dhe për shumë trima të tjerë. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat