Ministria e Kulturës investon në komuna Ministria e Kulturës investon në komuna

Kultura

Ministria e Kulturës investon në komuna Ministria e Kulturës investon në komuna

Më: 22 korrik 2016 Në ora: 08:51
Sekretari i përgjithshëm, Veton Firzi dhe nënkryetari i Komunës së Mitrovicës, Safet Kamberi

Ndërkaq, përmes këtij memorandumi, Komuna e Mitrovicës merr përsipër të investojë mjete financiare në vlerë prej 20 mijë euro për realizimin e projektit në fjalë.

Në kuadër të investimeve në fushën e kulturës, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), ka nënshkruar një memorandum bashkëpunimi me Komunën e Mitrovicës, me qëllim të përkrahjes financiare për  ndërtimin e Qendrës Kulturore për Komunitete në Mitrovicë, ku MKRS-ja investon 23 mijë e 200 euro.

Ndërkaq, përmes këtij memorandumi, Komuna e Mitrovicës merr përsipër të investojë mjete financiare në vlerë prej 20 mijë euro për realizimin e projektit në fjalë.

Me këtë rast, sekretari i përgjithshëm, Veton Firzi, tha se ky investim kapital në bashkëpunim të ngushtë me komunën do të krijojë një hapësirë të re për komunitetet e Mitrovicës që ato të zhvillojnë aktivitetet e tyre kulturore dhe ndikojnë në pasurimin dhe rritjen e jetës kulturore e artistike të komuniteteve në Komunën e Mitrovicës.

Ndërsa nënkryetari i Komunës së Mitrovicës, Safet Kamberi, e falënderoi sekretarin Firzi, e përmes tij stafin e MKRS-së, për bashkëpunimin e ngushtë dhe ndihmën që ministria jep për komunat në projekte të ndryshme kapitale dhe u shpreh se ky investim në Mitrovicë është tejet i rëndësishëm, sepse krijon kushte për banorët e komuniteteve që të zhvillojnë aktivitete të ndryshme kulturore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat