Policia amerikane vret edhe një afro-amerikan

Amerika

Policia amerikane vret edhe një afro-amerikan

Më: 9 korrik 2016 Në ora: 19:39
Policia amerikane

Një tjetër afro-amerikan është vrarë sot nga Policia amerikane, raportojnë mediat botërore.

Personi është vrarë nga agjentët pasi kishte nxjerrë një pistoletë dhe ua kishte drejtuar atë atyre, bëjnë  të ditur autoritetet lokale. Ngjarja ka ndodhur në Teksas ku Policia ka urdhëruar personin e armatosur që të hedhë armën, dhe ai u ishte përgjigjur duke ua drejtuar armën. Policia ka reagur dhe ka hapur zjarr disa herë mbi të me ç’rast ai është vrarë, transmeton KosovaPress.

 Lajmin e bëjnë të ditur autoritetet lokale. Ngjarja ka ndodhur në jug të Hjustonit, Teksas, ku agjentët kanë vënë re personin e armatosur në rrugë, i cili thirrjes së tyre për të hedhur armën i është përgjigjur fillimisht duke e ngritur në ajër dhe më pas duke ua drejtuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat