Coleman: Uroj Portugalinë, jam krenar për Uellsin

Futboll

Coleman: Uroj Portugalinë, jam krenar për Uellsin

Më: 7 korrik 2016 Në ora: 12:10
Chris Coleman

Ëndrra e Uellsit në Euro 2016 përfundoi me humbjen 2-0 ndaj Portugalisë në gjysmëfinale, por disfata ndaj përfaqësues luzitane nuk kanë lënë aspak të zhgënjyer trajnerin e kombëtares britanike Chris Coleman. Në konferencën për shtyp në pëfundim të sfidës, 46-vjecari nga Swansea falenderoi futbollistët e tij për shpirtin e madh të garës që shfaqën në këtë Europian. ” Nuk mund tua përshkruaj dot sesa krenar ndihem në këto momente. Jam shumë i kënaqur me paraqitjet e skuadrës time. Të gjithë kanë dhënë maksimumin dhe kanë sakfrikuar për të mbrritur deri në këtë pikë. Kur një ekip jep më të mirën nga vetja në cdo ndeshje vjen një moment që edhe të japësh maksimumin nuk mjafton më pasi bëhet fjalë për një kompeticion madhor si Euro 2016, ku shkalla e vështirësisë është maksimale. Ëndrra jonë përfundoi këtu por jemi me të vërtetë krenarë për atë cfarë arritëm në kampionatin europian dhe tashmë do të kthehemi në Cardif shumë të kënaqur”. Më pas Coleman i bëri një analizë ndeshjes ndaj Portugalisë duke e vendosur theksin te fakti që Uellsi pësoi dy gola në pak minuta, dhe kjo e gjë e penalizoi. ” Skuadra që do të shënonte e para në këtë sfidë do ta kishte më të thjeshtë ta fitonte ndeshjen pasi mbi të gjitha do të ishte më lart psikologjikisht se kundërshtari. Goli i Ronaldos na i prishi planet, por ai që na  dha goditjen përfundimtare ishte finalizimi i Nanit vetëm pak minuta pas golit të parë. U zhgënjyem disi por më duhet të komplimentoj edhe Portugalinë që zhvilloi një ndeshje shumë të mirë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat