Kate Winslet, për herë të parë me Woody Allen

Mediale Vip

Kate Winslet, për herë të parë me Woody Allen

Më: 22 qershor 2016 Në ora: 18:12
Kate Winslet

Kate Winslet do të luajë përkrah Will Smith në “Collateral Beauty”.

Edhe pse vazhdon të akuzohet se ka abuzuar me vajzën e tij, regjisori Woody Allen nuk ka ndaluar të punojë në projektet e tij filmike.

Do të jetë aktorja fituese e Oscarit, Kate Winslet, ajo që sipas Variety do t`i bashkohet filmit të ri të Allen, që do të xhirohet këtë vjeshtë. Nëse thashethemet janë të vërteta, kjo është hera e parë që aktorja e “Titanic” e “The Reader” do të bashkëpunojë me Allen.

Aktorja ishte e nominuar edhe këtë vit në Oscars. Allen, në anën tjetër, nuk pati fort sukses me “Cafe Society” në Kanë, shkaku i akuzimeve se ka abuzuar me vajzën e tij, të cilat ai i mohon kategorikisht. Kate Winslet do të luajë edhe përkrah Will Smith në “Collateral Beauty”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat