Edhe deputeti i PDK-së Nait Hasani kundër Demarkacionit a mjafton me kaq të thuhet mbas një viti?

Opinione

Edhe deputeti i PDK-së Nait Hasani kundër Demarkacionit a mjafton me kaq të thuhet mbas një viti?

Hysni Gashi Nga Hysni Gashi Më 18 qershor 2016 Në ora: 16:41

Pasi që shefi i shefave Adem Gramovci me bekimin ekryeshefit suprem të PDK-së Kadri Veselin e kuptuan se qytetaret nuk do të pranojnë me asnjë kusht dhe me asnjë çmim Asociacionin dhe Demarkacionin,filluan të gjithë nenshefat e PDK-së të thonë se Demarkacioni është bere ne dem të Kosovës.

Mbas Adem Grabovcit,Xhavitit Halitit,Nait Hasanit,Shaip Mujes, Haredin Kuqit për çdo dit po dalin zëra kundërshtues të PDK-së për ta kundërshtuar Demarkacionin,kuptohet me bekimin e shefit të shefave Adem Grabovcin dhe kryeshefin suprem të tyre Kadri Veselin.

Vallë si kanë fytyre këta deputet të PDK-së ta kërkoj votën e qytetarëve kur nuk janë ne gjendje ta mbroj interesin nacional dhe kombëtar ?

Si munden te dalin sot masë një viti për të thëne se Demarkacioni është ne dem të vendit ?

A vallë një vit duhet me protestua qytetaret për ta kuptuar që keni bere marrëveshje të dëmshme për vendin.
Po për protestuesit çka do të thoni që i përndjektë i gjakostë dhe i burgostë duke e mbrojt interesin nacional dhe kombëtar,kush duhet të jep llogari para tyre ?

Kjo që jeni duke thëne mbas një viti nuk ju amniston nga përgjegjësia e tradhtisë Kombëtare se as Esat Pasha nuk kishte vepruar ndryshe veçse Shkodrën dëshiroj t’ja dhuroj Malit të Zi dhe paramendoni të dashur miq dhe qytetarë po mos të ishte protesta dhe gazi lotsjellës sot ish harruar Asociacioni dhe Demarkacioni.

Jo që me ka pëlqye gazi lotsjellës ne Kuvend dhe protesta ndoshta nga njëherë me pak nuanca të dhunshme të disave por ishte i vetmi mjet gazi për ta përdor për kundërshtimin e dy marrëveshjeve dhe protesta, prandaj gazi u hoq dhe protestat u ndalen meqë e kuptoj Qeveria,presidenca,ambasador ndërkombëtar të akredituar ne Kosove se këto dy marrëveshje nuk kalojnë pa i vrarë mbi 200 mijë qytetar që vulosen firmën ne peticion e tyre për kundërshtimin e Asociacionin dhe Demarkacionin .

Sepse ju na thoshin se Asociacioni nuk është ne kundërshtim me asnjë ,presje,pik dhe shkronje të Kushtetutës se Republikës se Kosoves.Ju ishi ata që thoshin se Demarkacioni asnjë milimetër nuk është ne territor dhe ne dem të vendit ndërsa mbas një viti po thoni të kundërtën e saj.

Edhe sa duhet kuptuar qytetaret se këta që janë ne pushtet por edhe disa që ishin ne pozita të larta shtetërore e partiake deri dje e që sot janë ne opozitë që po e luajnë rolin e Engjëllit vërtet kurrë nuk do të amnistohen nga demet që ja bënin vendit sepse bazat e krimit,korrupsionit,Asociacionit dhe Demarkacionit nuk filluan brenda një viti por filluan shumë vite me herët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat