Moda rrotullohet, detajet ndryshojnë

Life style

Moda rrotullohet, detajet ndryshojnë

Më: 18 qershor 2016 Në ora: 15:21
Ilustrim

Vitet ’60 kthehen në vitet 2016, tendencat ndryshojnë me detaje, por moda ajo është. Pavarësisht trendëve të reja që dalin çdo sezon, çdo vit apo nga çdo stilist ekzistojnë disa rregulla të pashkruara, apo disa “Trende” “Veshje” që s’dalin kurrë nga moda. Ja disa këshilla për mikeshat tona.

E zeza dhe e bardha

Në çdo dollap të femrave duhet të ketë një veshje të tillë. Të zezës dhe të bardhës si del kurrë moda. Kudo që të jeni, në çfarë do rasti dhe s’dini çfarë të vishni se mos gaboni, e zeza s’gabon kurrë në darkë, kurse e bardha kurrë ditën.

Aksesoret

Nëse zgjidhen me kujdes, aksesoret mund të jenë pjesë e gardërobës tuaj me vite të tëra. Disa aksesore, si çantat ashtu dhe bizhuteria, nuk dalin asnjëherë nga moda.

Thjeshtësia dhe elegancë

Shpesh herë ngarkesat e shumta, dëshira për të vënë çdo gjë të mundshme në trup si bizhuteri, pellusha, çanta të mëdha, aksesorë në kokë e të tjera “prishin” gjithë pamjen tuaj duke bërë shumë zhurmë! Thjeshtësia dhe finesa gjithnjë do ngjajë shumë elegante.

Jini vetvetja

Pavarësisht tendencave që dalin në modë, jo të gjithëve mund t’u shkojë një gjë. Mos ndiqni “turmën” duke bërë gabime “fatale” Stili juaj, është ai që ju rri më se miri dhe nga i cili përfitoni më së shumti komplimente. Stili juaj unik, në fakt është vetvetja juaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat