30 vite pa Babain, 10 vite pa Nënën, 4 vite pa Vëllaun e prindin e dashur

Perkujtime

30 vite pa Babain, 10 vite pa Nënën, 4 vite pa Vëllaun e prindin e dashur

Më: 18 qershor 2016 Në ora: 00:34
HAJRIJE KURBOGAJ, FAZLI KURBOGAJ, RAMË KURBOGAJ

FAZLI ( TAHIR ) KURBOGAJ
(1894 - 1986)

Ditë,vite e decenie kaluan e kujtimi për Ju nuk u shua , i dashuri ynë Baba,gjyshë e vjehërr,
sepse ishe shembëlltyrë e pa shlyer jo vetëm për ne por edhe më gjerë.
Ishe dhe mbetesh burrë i besës e qëndresës,guximit e sakrificës , I Rugovës , i vërtet që nuk ju përkule as vdekjes para tytave të armikut andaj pusho i qetë se edhe ne pasardhësit tu e kemi më lehtë dhe ndihemi krenarë që të patëm të tillë.

HAJRIJE ( SEFERAJ ) KURBOGAJ
(1935 - 2006)

Dhjetë vite si dhjetë shekuj nga vdekja e juaj e hershme që të ndau nga jeta dhe
nga fëmijët tuaj që me aq shumë mundime i rrite,edhe pse me varfëri.
Ishe dhe mbete gjithmonë krenaria jonë,ndërsa ne pasardhësit tuaj sot po jetojmë me kujtimet më të sinqerta për ju si një Nënë,gjyshe e vjehërr ,të pashlyer në kujtimet tona të cilat na e lehtësojnë dhembjen dhe pikëllimin për Ju deri në amshim.

RAMË ( FAZLI ) KURBOGAJ
(1969 - 2012)

O Vëlla i ynë i dashur , Baba e bashkëshort i paharruar .
U mbushën 4 vite pa Ty e do të kalojnë me dhjetëra të tilla e kujtimi për Ju veq sa do të rritet.
Mungesa juaj për ne do të jetë gjithmonë prezente si Baba,vëlla e bashkëshort.
Bashkë me dhembje e pikëllim që vetëm krenaria e veprave tuaja si humanistë e besnikë i fjalës së dhënë e punës së bërë na bënë që të krenohemi për jetën tuaj edhepse ishte tepër e shkurtër.
Andaj pusho i qetë në dheun e Kosovës që aq shumë e deshte.
Kujtimi për ju udhërrëfim për ne.

Ju kujtojnë gjithmonë: Nurija, djemtë, vëllezërit Tahiri, Qazimi, Rrustemi e Sadiku,rejat, bashkëshortja, nipat e mbesat, vajzat e djemtë, si dhe mbarë familja Kurbogaj nga Rugova, Zahaqi, Peja dhe nga Diaspora.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat