Nëse ndodh kjo, eliminohet Shqipëria

Futboll

Nëse ndodh kjo, eliminohet Shqipëria

Më: 17 qershor 2016 Në ora: 10:07
Kombëtarja e Shqipërisë

Shqipëria ndeshet me Rumaninë të dielën në ballafaqimin e tyre të fundit në Grupin A.

Skuadra kuqezi bëri dy paraqitje mjaft pozitive por fatkeqësisht u mposht nga Zvicra dhe Franca, duke lënë në rrezik serioz kualifikimin e mëtutjeshëm në “Euro 2016”.

Mirëpo, shpresat nuk janë shuar ende.

Shqipëria duhet patjetër të fitojë ndaj Rumanisë, dhe asnjë rezultat tjetër nuk i kryen punë.

Por, as kjo mund të mos mjaftojë, varësisht nga pikët dhe golaverazhi i skuadrave në grupet tjera që do të përfundojnë në pozitat e treta.

Kurse, nëse ndodh të mos fitojmë ndaj Rumanisë, aventura në “Euro 2016” do të përfundojë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat