Detaje ekskluzive nga projekti i ri i Luana Vjollcës

Mediale Vip

Detaje ekskluzive nga projekti i ri i Luana Vjollcës

Më: 15 qershor 2016 Në ora: 17:16
Luana Vjollca

Luana Vjollca si duket ka vendosur t’i hyjë seriozisht muzikës.

Prezantuesja e njohur është gati për publikimin e projektit të saj më të ri muzikor, i cili mban titullin “Ai”.

Express mëson se projekti do të publikohet këtë javë dhe do të sjell Luanën ndryshe si në interpretim, i cili është kuruar në çdo detaj, ashtu edhe në video ku do të shohim një Luanë ndryshe nga që jemi mësuar.

Kënga për të cilën është punuar një periudhë të gjatë, është ritmike dhe pritet të jetë një hit veror.

Ky projekt nuk do të jetë i vetmi nga Luana, pasi pritet që gjatë verës ajo të publikoj edhe disa këngë të tjera për të cilat tashmë ka filluar punën, si dhe për herë të parë këtë verë ajo do të performoj në disa qytete shqiptare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat