Petkoviç: Kontrolluam emocionet më mirë se kundërshtari

Futboll

Petkoviç: Kontrolluam emocionet më mirë se kundërshtari

Më: 11 qershor 2016 Në ora: 19:49
Vladimir Petkoviç

Duke folur pas fitores me Shqipërinë, trajneri i Zvicrës Vladimir Petkoviç deklaroi se skuadra e tij kontrolloi emocionet e kësaj ndeshjeje më mirë se kundërshtari.

“Ne kontrolluam më mirë emocionet e kësaj ndeshjeje. E përdorëm energjinë e nervozes në mënyrë shumë pozitive”, tha Petkoviç.

“Mendoj se luajtëm më mirë në 20 minutat e para sesa në vazhdim të takimit. Në fillim e diktuam tempin e lojës, më pas lejuam që ata të vinin te ne”, theksoi tekniku i helvetëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat