Aktori Bislim Muçaj merr Çmimin për Vepër Jetësore “Bekim Fehmiu”

Filma

Aktori Bislim Muçaj merr Çmimin për Vepër Jetësore “Bekim Fehmiu”

Më: 10 qershor 2016 Në ora: 07:13
Ministria e Kultures

(E plotësuar) - Sot në kabinetin e ministrit Kujtim Shala, në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, u mbajt ceremonia solemne për ndarjen e çmimeve në fushën e kinematografisë.

Çmimin Kombëtar për Vepër Jetësorë "Bekim Femiu" e mori aktori Bislim Muçaj.

Çmimi, i cili u nënshkrua nga ministri i Kulturës, Kujtim Shala vjen edhe me një shumë parash prej 5 mijë eurove.

Ndërsa, Çmimi Vjetor për Veprimtari Kinematografike për vitin 2015 iu dha producentit të filmit “Shok” Eshref Durmishi. Çmimi shoqërohet me certifikatë të nënshkruar nga ministri dhe me një shpërblim prej 2 mijë e 500 eurosh.

Sot ndahen çmimet në fushën e kinematografisë

Sot në kabinetin e ministrit Kujtim Shala, në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, do të organizohet ceremonia solemne për ndarjen e çmimeve në fushën e kinematografisë.

Sipas një njoftimi të MKRS-së, çmimi për Vepër Jetësore për kinematografi “Bekim Fehmiu” për vitin 2015 i ndahet aktorit BislimMuçaj, ndërsa çmimi vjetor në këtë fushë ndahet për producentin e filmit “Shok”, Eshref Durmishi.

Çmimet në këtë fushë ndahen në bazë të Rregullores së MKRS-së për ndarjen e çmimeve për kinematografi dhe kanë vlerën financiare prej 5,000 euro për çmimin “Bekim Fehmiu”, përkatësisht 2,500 euro për çmimin vjetor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat