Peshku e mishi në Shkodër, tregtohen në rrugë (Video)

Shkodra

Peshku e mishi në Shkodër, tregtohen në rrugë (Video)

Më: 7 qershor 2016 Në ora: 22:45
Pamje nga vendi i ngjarjes

Vetëm pak ditë më parë 18 persona u helmuan në një prej restoranteve më të frekuentuara të kryeqytetit, për shkak të kushteve higjieno-sanitare.

Stafi i emisionit ka udhëtuar drejt qytetit të Shkodrës, pikërisht në lagjen “Rus”, aty ku gjendet një treg i improvizuar nga tregtarët ambulantë.

Ajo që të bën përshtypje kur kalon në këtë treg është tregtimi i produkteve të detit jashtë çdo lloji kushti higjieno- sanitar. Këto produkte tregtohen në mes të rrugës, mes pluhurit dhe papastërtive. Qytetarët edhe pse blejnë dhe konsumojnë produkte të këtij tregu, ata shprehen të indinjuar lidhur me kushtet në të cilat ato tregtohen.

Pas rastit të Shkodrës, kamera e fshehtë e emisionit “STOP” sjell një tjetër rast të ngjashëm. Këtë herë bëhet fjalë për markatën e mishit në kryeqytet, e cila lë shumë për të dëshiruar. Në pamjet e filmuara tregohet mënyra e transportit të produkteve të pulës (një nga arsyet e marrjes së sëmundjes së salmonelës) jashtë çdo standarti.

Kamioni në të cilën transportohen këto produkte mishi gjatë natës, nga Tirana drejt qytetit të Elbasanit, nuk përmban kushte frigoriferike, por shkon drejt e në pikat e shitjeve ku më pas blihet dhe konsumohet nga qytetarët.

 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat