Femrat përjetojnë me shumë çrregullime të ankthit se meshkujt

Life style

Femrat përjetojnë me shumë çrregullime të ankthit se meshkujt

Më: 7 qershor 2016 Në ora: 11:29
Ilustrim

Femrat kanë më shumë gjasa të përjetojnë ankthe sesa meshkujt, thuhet në një studim të ri.

Studiuesit e Universitetit të Cambridge bëjnë thirrje që të bëhen më shumë studime lidhur me këtë çështje, për të zbuluar shkaqet e vërteta se pse katër nga 100 njerëz përjetojnë ankthe.

Sipas studimit, ankthe më shumë përjetojnë njerëzit nën moshën 35 vjeçare, shkruan The Independent, transmeton KosovaPress.

Po ashtu, sipas studimit, njerëzit nga Evropa Perëndimore dhe Amerika e Veriut kanë më shumë gjasa që të vuajnë nga ankthi sesa njerëzit nga kultura të tjera.

Në studimin e ri thuhet se njerëzit me probleme të tjera shëndetësore, kanë më shumë gjasa që të përjetojnë çrregullime të ankthit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat