Shaqiri pranon: Tifozat "Kuq e Zi" do dominojnë Lensin (Video)

Sporti

Shaqiri pranon: Tifozat "Kuq e Zi" do dominojnë Lensin (Video)

Më: 2 qershor 2016 Në ora: 17:29
Shaqiri

Koha duhet të ketë qenë në favor të skuadrës helvete, që në stërvitjet parapërgatitore për Kampionatin Evropian nuk ka mbajtur as shumë nxehtë dhe as kohë me shi, shkruan 20min.ch. Ata stërviten në Tessin, por kanë udhëtuar edhe për në Lugano. “Ne jemi të freskët dhe plot energji për fillimin e KE,” thotë Shaqiri, përcjell botasot.info. “Është e saktë që kemi humbur tre ndeshjet e fundit miqësore, megjithatë kemi bërë një ndeshje shumë të mirë kundër Belgjikës. Presim të njëjtën ndeshje edhe të premten kundër Moldavisë dhe gjithashtu një fitore.”

Në lidhje me ndeshjen kundër Shqipërisë, Xherdan Shaqiri thotë - “ne jemi gati e të qetë, përkundër që mediat kanë shkruar shumë. Ne kemi luajtur dyherë kundër Shqipërisë. Duam ta fillojmë sa më mirë KE.”

Shaqiri pranon se në Lens do dominojnë tifozët kuq e zi, pasi Shqipëria kualifikohet përherë të parë dhe euforia është me e madhe tek ata, por shpreson “që të ketë edhe tifozë helvetë.”/Bota sot

Video këtu

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat