Belgjika mund Zvicrën me dyshen Lukaku-De Bruyne

Sporti

Belgjika mund Zvicrën me dyshen Lukaku-De Bruyne

Më: 28 maj 2016 Në ora: 20:13
Belgjike - Zvicer

Zvicra kundërshtari i Shqipërisë në debutimin e kombëtares kuqezi në Euro 2016, u mposht 2-1 nga Belgjika në ndeshjen e saj të parë miqësore përpara fillimit të kampionatit europian. Në Gjenevë, Romelu Lukaku dhe Kevin De Bruyne përmbysën, avantazhin provizor të përfaqësues helvete që mban firmën e Blerim Dzemailit. Në këtë ndeshje mori sinjale të rëndësishme për skuadrën që do të ketë përballë në Lens edhe trajneri i Shqipërisë, Gianni De Biasi. Një humbje që djeg kjo për skuadrën e drejtuar nga Vladimir Petkovic por jo edhe aq shumë nëse marrin në konsideratë faktin që Zvicra u mposht nga përfaqësuesja që e renditet e dyta në Botë në klasfikimin e FIFA-s.

Në Gjenevë u zhvillua një ndeshje shumë të bukur me raste pa fund nga të dyja krahët. Në minutën e 31-të, Blerim Dzemali mesfushori me origjinë shqiptare finalizoi me sukses një aksion model të Zvicrës, duke i dhënë avantazhin përfaqësueses helvete. Por epërsia e vendasve zgjati me të vërtetë pak sepse 3 minuta më pas, Lukaku u tregua i saktë brenda zone duke barazuar shifrat. Në pjesën e dytë Belgjika e kërkoi më shumë golin. Supermacia e skuadrës së Marc Wilmots, u bë akoma edhe më e madhe pas minutës së 81-të kur Haris Seferovic u ndëshkua me karton të kuq. Vetëm pak caste më vonë Kevin De Bruyne me një goditje të bukur nga distanca mposhti Sommer-in për t’i dhënë fitoren Belgjikës. Në fund Djajtë e Kuq iu afruan edhe golit të tretë por roveshata spektakolare e Origit mori kundërpërgjigjen fantastike të Sommer.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat