Peja në pritje të Kadaresë, sot nisin edhe takimet 'Azem Shkreli'

Kultura

Peja në pritje të Kadaresë, sot nisin edhe takimet 'Azem Shkreli'

Më: 20 maj 2016 Në ora: 10:10

Dy aktivitete janë të veçuara në takimet e sivjetme letrare “Azem Shkreli”. Takimi i Ismail Kadaresë me lexuesit, që do të mbahet të premten mbrëma në kinoteatrin e Pejës “Jusuf Gërvalla”, përderisa ceremonia qendrore e takimeve ndërkombëtare letrare “Azem Shkreli” do të mbahet të shtunën prej orës 11:00, në teatrin e qytetit “Istref Begolli”.

Një bilbord me portretin e Ismail Kadaresë, në të cilin i urohet mirëseardhje shkrimtarit të madh shqiptar, tashmë ka zënë vend në qendër të Pejës. takimet XIV ndërkombëtare letrare “Azem Shkreli”, të cilat do të mbahen të premten dhe të shtunën në Pejë, do të sjellin këtë vit një veçanti për dallim nga edicionet e kaluara.

Çdo vit këto takime letrare, që kujtojnë veprën e poetit rugovas, janë mbajtur më 23 dhe 24 maj, në përvjetorin e vdekjes së tij, por sivjet fillojnë tri ditë më herët. Ky ndryshim i datës së mbajtjes së takimeve letrare i është përshtatur agjendës së ngjeshur të shkrimtarit të shquar, i cili edhe do të jetë laureat i çmimit të edicionit të sivjetmë.

Programi i takimeve letrare do të nisë të premten (sot) në mëngjes, me homazhe që do të bëhen të varri i Azem Shkrelit në Prishtinë dhe do të përmbyllen të shtunën mbrëma me ndarjen e mirënjohjeve dhe çmimeve.
Dy aktivitete janë të veçuara në takimet e sivjetme letrare “Azem Shkreli”.

Takimi i Ismail Kadaresë me lexuesit, që do të mbahet të premten mbrëma në kinoteatrin e Pejës “Jusuf Gërvalla”, përderisa ceremonia qendrore e takimeve ndërkombëtare letrare “Azem Shkreli” do të mbahet të shtunën prej orës 11:00, në teatrin e qytetit “Istref Begolli”.

Në këtë ceremoni Ismail Kadare do të shpallet laureat i çmimit “Azem Shkreli” dhe do t’i jepet zyrtarisht edhe titulli “Qytetar Nderi i Pejës”. Në mesin e shumë aktiviteteve letrare e kulturore që do të mbahen këto dy ditë është edhe inaugurimi i këndit “Ismail Kadare” në bibliotekën e qytetit “Azem Shkreli”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat