Çelet sezoni turistik në qytetin e Beratit

Kultura

Çelet sezoni turistik në qytetin e Beratit

Më: 19 maj 2016 Në ora: 09:39

Çelet sezoni turistik në qytetin e Beratit, ku ishin te pranishem edhe drejtues te Agjencise Kombëtare te Turizmit. Në këtë aktivitet u prezantuan vlerat turistike, kulturore, historike dhe të kulinarisë së këtij qyteti.

Në ceremoninë e hapjes, kryetari i Bashkisë, Petrit Sinaj, theksoi zhvillimin që ka ky qytet, pjesë e trashëgimisë kulturore të UNESCO-s dhe angazhimin për ta zhvilluar më tej.

Zv/ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Adela Shera, vuri në dukje punën e realizuar nga MZHETTS dhe AKT për promovimin e këtij qyteti si destinacion turistik dhe rritjen e numrit të turistëve.

Gjatë këtij aktiviteti u perurua edhe Zyra e Informacionit Turistik. Në stendën e AKT pati një interesim të lartë jo vetëm nga qytetarët vendas, por edhe nga turistët e huaj pjesëmarrës në këtë aktivitet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat