Haziri takon Beqirin, diskutojnë për përgatitjet në shënimin e 20-vjetorit të vdekjes së Beqir Musliut

Kultura

Haziri takon Beqirin, diskutojnë për përgatitjet në shënimin e 20-vjetorit të vdekjes së Beqir Musliut

Më: 18 maj 2016 Në ora: 16:31

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, të mërkuren ka takuar shkrimtarin e njohur gjilanas, Shaip Beqiri.

Gjatë takimit,Haziri dhe Beqiri kanë diskutuar për përgatitjet e Komunës së Gjilanit për shënimin e 20-vjetorit të ndarjes nga jeta të shkrimtarit të njohur gjilanas, Beqir Musliu.

Kryetari Haziri është shprehur me këtë rast se emri i Beqir Musliut i bënë nderë të madh, jo vetëm Gjilanit, por edhe mbarë Kosovës dhe letërisë shqipe në përgjithësi, ndërsa ka rikonfirmuar se dorëshkrimet e kolosit të letrave shqipe do të mbështeten me të gjitha kapacitetet komunale.
Ndërsa, Beqiri ka shprehur gatishmërinë e tij për të dhënë kontributin në grumbullimin dhe përpunimin e të gjitha dorëshkrimeve të shkrimtarit Beqir Musliu deri në fazën e botimit./A.M.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat