Shqetësim për gjendjen e një xhamie historike (Video)

Kultura

Shqetësim për gjendjen e një xhamie historike (Video)

Më: 17 maj 2016 Në ora: 22:04

Në Shkodër, Xhamija e Plumbit, një Monument Kulture i kategorisë së parë, vazhdon të dëmtohet nga përmbytjet. Përfaqësues të Monumenteve të Kulturës thonë se, punimet e kryera për mirëmbajtjen kanë qenë të paefektshme, ndërsa drejtues të Myftinisë së Shkodrës bëjnë me përgjegjësi Ministrinë e Kulturës për gjendjen e këtij objekti me rëndësi për kulturën kombëtare. Në vitin 1991 Xhamia e Plumbit u bë dëshmia e parë e rikthimit të besimit fetar në Shqipëri, pas një periudhe të gjatë të ndalimit nga regjimi komunist./VOA

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat