“Captain America: Civil War”, i pakapshëm në “box office”

Kultura

“Captain America: Civil War”, i pakapshëm në “box office”

Më: 17 maj 2016 Në ora: 17:56

“Captain America: Civil War” vazhdon të mbajë kryesimin e “box office” për javën e dytë radhazi. Filmi i studios Marvel grumbulloi 72.6 milionë $ në fundjavë, duke qenë filmi më i suksesshëm i momentit.

Në total, filmi me superheronj ka grumbulluar 941 milionë $ në të gjithë botën, vetëm në 10 ditët e para të shfaqjes së tij në kinema.

Në këtë film interpretojnë aktorë të famshëm si Chris Evans, Robert Downey Jr., Scarlett Johansson dhe Jeremy Renner.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat