Agnus Dei merr çmimin e shtatëdhjetë ndërkombëtar

Kultura

Agnus Dei merr çmimin e shtatëdhjetë ndërkombëtar

Më: 6 maj 2016 Në ora: 23:10

Filmi “Agnus Dei” me skenar e regji të Agim Sopit, ka fituar Çmimin e filmit më të mirë ndërkombëtar “Best International Film” në Reykjavik International Film Festival, i është mbajtur në Bio – Paradis Theater të kryeqytetit Islandez.

Në arsyetimin e jurisë profesionale, të cilin e përcjell ekipi i filmit të prodhuar nga AS Film Production nga Prishtina, Agnus Dei është cilësuar si “një film i dimensioneve të thella, një festë e imazhit poetik, një film i ndjeshmërive të rafinuara, një vepër e dizajnuar me saktësi e balans” (R. Ebart).

Ditë më parë, filmi Agnus Dei ka fituar edhe Çmimin e regjisorit më të mirë në Los Angeles World Film Festival i cili është mbajtur në Crest Westwood Theater të Los Angelesit. Me këto dy çmime Agnus Dei shënon një jubile të sukseseve: Çmimin e 70 (shtatëdhjetë) ndërkombëtar.

Gjatë muajit maj dhe qershor, Agnus Dei do jetë pjesë e programeve zyrtare edhe të disa festivaleve të rëndësishme, si: New York City International Film Festival - New York, World Festival of Emerging Cinema në St. Augustin, Trinidad & Tobago, London International Film Festival – London, në Brazil International Film Festival - Rio de Janeiro, Polish International Film Festival – Warszaw, në Coral Cost International Film Festival – Sardynia, Itali, etj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat