Ja si është sot karroca e Ismail Qemalit (Foto)

Kultura

Ja si është sot karroca e Ismail Qemalit (Foto)

Më: 6 maj 2016 Në ora: 15:58

Drejtori i bordit të QKK-së, regjisori Dritan Huqi ka postuar në rrjetet sociale një foto, nga filmi “Nëntori i dytë”.

Ai shkruan se karroca e filmit që shoqëronte Ismail Qemalin (aktorin Sandër Prosi), është drejt degradimit të plotë në ambientet e Kinostudios.

Sipas tij, ky objekt duhet të ekspozohej me dinjitet.

“Karroca e filmit “Nëntori i Dytë”, një objekt simbol. Në një vend normal ajo do ekspozohej me dinjitet diku. Si pjesë e historisë jo vetëm e kinemasë, por edhe më shumë se kaq. Fatkeqësisht, “dergjet” drejt degradimit në një garazh të Kinostudios”, shkruan Huqi në profilin e tij në Facebook.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat