Kriza e vlerave estetike

Kultura

Kriza e vlerave estetike

Nga: Mr. Bislim Aliu Më: 4 maj 2016 Në ora: 18:14

Sot e gjithë ditën, shikuar në përgjithësi, fare pak po shikohet estetika e mirëfilltë. Ajo është e zbehtë në mediumet e shkruara, në TV-të, në revistat e në librat shkollor, ku ka mangësi të shumta sa i përket anës ilustrativo-grafike. A thua, deri kur të mos shikohet estetika e mirëfilltë në krijimin e vlerave artistike?
Gjithsesi është e gjithëdijshme se estetika, është një botë e brendshme e bashkuar dhe e sistemuar e mendjes dhe e shpirtit. Zatën, kjo botë duhet të përjetohet, të sistemohet dhe të shprehet në mënyrën më të lartë estetike. Këtë, sigurisht, mund ta bëjnë vetëm krijuesit e mirëfilltë, të cilët e kanë brendinë e ravijëzuar dhe shpirtëroren e ndiesuar.

Ata, pra, mund ta ndiejnë, ta përjetojnë dhe ta shfaqin këtë brendi të rezonuar. Zatën, krijuesi i mirëfilltë, këtij krijimi dhe kësaj estetike, i qaset nga brenda, varësisht nga talenti dhe nga intuita e lartë kreative.
Megjithatë, këtë intuitë kreative e artistike, nuk mund ta bëjnë eksperimentuesit e rëndomtë, që sot po krijojnë, kinse vlera avangarde, e në realitet, ata përherë po krijojnë antivlera dhe antiart !

Arti i bukur gjithnjë do të mbetet i bukur

Gjithmonë arti i mirëfilltë, përherë do të mbetet i bukur. Këtë kreativitet të bukur, nuk mund ta ketë secili krijues. Atë, në shpirtërorën e tij, do ta kenë vetëm ata krijues, të cilët e kanë ndijesimin e lartë të kreativitetit sensitive e përmbajtsor.

Zatën, me këto vepra, merren vetëm krijuesit e mirëfilltë, të cilëve, nuk iu intereson fama, as sasia, por vetëm cilësia e ravijëzimit ndiesor. Këtë estetikë të lartë shpirtërore, nuk mund ta kenë, krijuesit që krijojnë ad-hoc, apo, që nuk e kanë talentin e duhur, por besa as njohuritë teorike.

Ata, tani, [disa] po krijojnë antiart, antivlerë, apo vlera surrogate, që sot për sot, fare nuk po dihet, se ç‘është arti, e ç’është kiçi!

Pra, është e kuptueshme se vepra e mirëfilltë, do kohë, do mund, besa, do edhe dije profesionale për shprehjen e lartë artistike. Dhe, në këtë ravijëzim, a nuk emocionohet njeriu kur e sheh “Davidin” madhështor të Mikelangjelos, ose ‘Mona Lizën” e Leonardos në Pallatin e Luvrit ?

Pa mëdyshje, këto vepra të larta ndiesore, i kanë krijuar vetëm artistët e mëdhenjë që e patën ravijëzimin e thuktë shpirtëror dhe sensin e lartë fare ndiesor. Ata, përherë, krijuan vepra mahnitëse, sigurisht nga cytja e brendshme shpirërore dhe, kuptohet, nga krijimi i vlerave të larta estetike dhe artistike.

Andaj, nëse me vëmendje më të madhe e analizojmë, përgatitjen estetike të librit, do të shohim kjartas, se atij i mungon estetika. Pra, në masë të madhe i mungon të bukurit dhe kreativiteti artistik. Këtë vlerë të mangët nxënësi i jonë nuk e dëshiron.

Krijimi i vlerave të rrejshme, mangësi e artit në përgjithësi

Eshtë e vërtetë e madhe, se krijimi i pseudovlerave në Kosovë ka que krye dhe kjo shprehje po krijohet me të madhe. Zatën, këto krijime kanë marrë hov dhe, besa, s’ka kush që t’i ndalë ! E, në anën tjetër, krijimi i veprave të mirëfillta, sikur kanë rënë në margjina dhe, s’ka kush që t’i përkrah as t’i vlersojë.

Pra na ka kapluar antiarti, antivlera dhe, tani, njëmendtë, nuk po dihet se cili është arti i vërtetë dhe cili pseudovlerëj [antiart]. E, në anën tjetër, fare pak, ose aspak, nuk po dëgjohet zëri i kritikës së mirëfilltë. Mirëpo, edhe nëse ndonjëherë ka kritikë të mirëfilltë, ajo nuk shoshitet dhe nuk vlerësohet realisht. Ndaj, shpeshherë, ne në Kosovë, jemi mësuar me kritika pozitive dhe joreale, të cilat ato me të madhe po përkrahen nga joprofesionistët e biznismenët e shumtë që nuk e njohin fare artin e mirëfilltë.

Megjithatë, shikuar në përgjithësi, neve në Kosovë, përherë po na servohet arti i pavlerë. Dhe, a jemi të kënaqur me kijimin e vlerave estetike ? Ende sigurisht se jo, megjithatë ka një tendencë përparimi. Në vendet rurale dhe në qytetet e mëdha ka shumanshmëri dhe llojllojshmëri të kreativitetit artistik. Ndaj, në përgjithësi, ndoshta gabimisht mendohet, se vetëm në vendet rurale krijohet art i mirëfilltë e me vlera të larta estetike.

Edhe në periferi, gjithsesi kemi art të mirëfilltë. Megjithatë, kahdo që ta marrish, ky art i rezonuar nuk çmohet aq sa duhet. Dhe, sikur askush s’qanë kokën për krijuesit e mirëfilltë. Ata, nuk i çmon periferia, kurse qendra, nuk iu ofron mundësi aq sa duhet për ta shfaqur kreativitetin e mirëfilltë.

E, disi, pra, është formuar një ndarje, qendër-periferi. Pra, ata të periferisë, sikur janë të anashkalur, edhepse ka në mesin e tyre krijues me shprehje shumë të lartë artistike dhe një senzibilitet shumë të thuktë estetike.
Porse, ata, përherë kanë mbetur në margjina dhe besa edhe të injoruar tmerrësisht, nga institucionet e kulturës dhe të artit. Ata, pra, as nuk i dojnë, as nuk i çmojnë dhe as që iu ofrojnë mundësi shprehjeje dhe aq më keq nuk dinë që ta vlerësojnë realisht kreativitetin e tyre!

Dhe, a s’është ky një mëkat njerëzor dhe profesional ndaj krijuesve të tillë me një reputacion solid dhe kreativitet të lartë të një rrëfimi fare përmbajtësor ?

Gjithsesi, në jetën tonë të përditshme, duhet patjetër të dominojë estetika e mirëfilltë dhe arti i bukur. Sigurisht, kemi mundësi që ta bëjmë këtë. Mendoj se në vendet udhëheqëse dhe në institucionet e kulturës, duhet që gjithsesi të vinë njerëz të aftësuar, të kualifikuar dhe njerëz me ide progresive estetike e artistike.

Vetëm këta njerëz do ta çojnë përpara artin dhe kulturën e njëmendët. Dhe, siç është vepruar gjerë më tani, por edhe tani, varg e vijë po vazhdon kështu, zor se do ta përparojmë artin dhe kulturën në përgjithësi. Ndaj, vështirë se do të pritet ndonjë përparim në asnjë segment të kulturës dhe të artit, me njerëzit që po vijnë vetëm në baza partiake pa njohuri të bollshme kulturore e artistike.

Sido që të jetë, gjithsesi, kemi nevojë për njerëz professional dhe vetëm ata do ta qojnë artin dhe kulturën përpara. Ndaj, arti shpirtëror është drithërima më e lartë e kreativitetit artistik. Ky kreativitet kërkon mendjen e krijuesit të talentuar, i cili rrëfen, flet, fisnikëron dhe emocionon shpirtin dhe mendjen e shikuesit.

Meqenëse estetika është një botë e brendshme, e bashkuar dhe gjithsesi e sistemuar e mendjes dhe e shpirtit, andaj, për ta vlerësuar me dinjitet këtë kreativitet, gjithsesi na duhen njerëz me aftësi të lartë artistike, kulturore dhe estetike. Këtë e kemi në Kosovë, por që ja po na mungon angazhimi i tyre. E pra, deri kur të dominojnë veprat jo estetike?

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat