​Më shumë se 2 mijë filma ndërkombëtar aplikojnë në Anibar Festival

Kultura

​Më shumë se 2 mijë filma ndërkombëtar aplikojnë në Anibar Festival

Më: 4 maj 2016 Në ora: 12:21

Thirrja për dërgimin e filmave në festivalin e filmit të animuar Anibar është mbyllur me 30 Prill.

Në një komunikatë për mediat, thuhet se për herë të parë festivali ka pranuar më shumë se 2 mijë aplikime të filmave.

Anibar këtë vit është duke e organizuar edicionin e shtatë të festivalit nga 15 deri më 21 Gusht, dhe sipas organizatorëve, numri rekord i filmave që dëshirojnë të shfaqen në ekranet e Anibar tregon për rritjen e madhe të interesit të filmbërësve për festivalin.

“Ne i falënderojnë të gjithë filmbërësit për aplikimin dhe për interesin ndaj festivali”, citohet të kenë thënë ata.

Programi i filmave do t ë shpaloset gjatë muajit Qershor, së bashku me programin e punëtorive, masterclasave, prezentimeve, dhe aktiviteteve tjera të festivalit.

Çmimet që do të ndahen këtë edicion janë:

– Kurora përÇmimin kryesor

– Kurora përFilmin të mirë në kategorinë Ballkan

– Kurora përFilmin të mirë në kategorinë Student

– Kurora përÇmimin e publikut

– Kurora përKauzën më të mirë

– Kurora përVideo e animuar muzikore më të mirë

– Kurora përFilmin më të mirë për mjedisin

– Kurora përFilmin më të mirë për fëmijë

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat