JK Rowling kërkon falje për vdekjen e një tjetër personazhi të Harry Potterv (Foto)

Kultura

JK Rowling kërkon falje për vdekjen e një tjetër personazhi të Harry Potterv (Foto)

Më: 3 maj 2016 Në ora: 09:42

2 Maji është përvjetori i “Betejës së Hogwarts”, dita kur bota e magjistarëve të Harry Potter feston mposhtjen e Lord Voldemort.

Për të gjithë fansat e bestselleri-t, është kthyer në një traditë që shkrimtarja JK Rowling të kërkojë falje për vdekjen e një personazhi të dashur për ta.

Vitin e kaluar ishte radha e Fred Weasley.
Këtë herë, autorja ka kërkuar falje në Twitter që vrau një ndër personazhet me të mira, Remus Lupin, të cilin e luante aktori David Thewlis.

“Është sërish përvjetori i Betejës së Hogwarts, dhe ashtu siç premtova, do kërkoj falje për një tjetër vdekje. Këtë vit: Remus Lupin.Arthur duhet jetoi,kështu që Lupin duhet të vdiste. Më vjen keq, nuk më erdhi mirë që e bëra. Ishte hera e parë që botuesja ime më pa të qaja, ” – shkruan Rowling.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat