Si më ndihmoi babai që të humbas virgjërinë

Kultura

Si më ndihmoi babai që të humbas virgjërinë

Nga: Nga Ian Ogilvy* Më: 2 maj 2016 Në ora: 23:35


Kur mbusha 15 vjeç, babai im mendoi se është koha për të humbur virgjërinë.

“Eja një xhiro me makinë,” më tha.

Të dilje xhiro me babanë tim, president i një prej agjencive më të mëdha të reklamave në botë, nënkuptonte që të uleshim pas, ndërsa ai i thoshte shoferit se ku duhej të shkonim.

Makina jonë në vitin 1958 ishte një monstër e zezë, e quajtur Princesha Austin- një imitim i varfër i Rolls Royce.

Pasi lëvizëm ca, babai shtypi butonin që ndante me xham sediljet e pasme me shoferin, në mënyrë që ky i fundit të mos na dëgjonte.

Më pas më tha: “Tani dëgjo këtu djalosh, a ke shkuar në krevat me ndonjë femër?”.

Dukej një pyetje qesharake.

Unë isha një idiot, i hollë, i paaftë, femëror, një djalosh shkolle që nuk kishte aspak besim tek vetja.

Sigurisht që nuk kisha shkuar me ndonjë femër.

Mërmërita me siklet: “Jo”.

Babai im heshti dhe asgjë më shumë nuk u tha atë ditë.

Pak a shumë e dija se çfarë mund ta kishte nxitur këtë pyetje.

Mamaja ime, tani e dyshoj gjithmonë e më shumë, donte që unë të bëhesha homoseksual.

Gjithmonë e ka dashur këtë.

Kur isha katër vjeç, më dërgoi në një festë luksoze fustanesh, jo i veshur si pirat apo ushtar, po si një vajzë e vogël bionde me paruke.

Pak vite më vonë, kur bleva aparatin e parë fotografik, më kërkoi që të luaja rolin e një vajze joshëse me fustan rozë, ndërsa më tundte grushtin para kameras, duke më kapur paruken dhe qëndruar para meje si një djalë i tmerrshëm dhe i pasjellshëm.

Mamaja ime ishte e pazakontë.

Kur dilte dielli, ajo pëlqente të merrte rreze. Pasi u vendosëm në fshat, ajo pëlqente të dilte nudo.

Mua më vinte turp, por mamaja më thoshte: “Oh, mos u bëj budalla. Nëse sheh diçka që nuk e ke parë më parë, vendosi një kapele sipër”.

Përpara se të takohej me Francis, babanë tim, ajo kishte qenë aktore.

Në moshën 19-vjeçare bënte turne në Lindjen e Mesme dhe të Largët dhe mbante ditar për udhëtimet.

***

Jeta ime në rini nuk ishte shumë emocionuese.

Kur isha gjashtë vjeç, më dërguan në një shkollë me konvikt për të më përgatitur për një tjetër shkollë me konvikt.

Njëherë, drejtori i shkollës më thirri në zyrë pasi kisha thënë ‘e ndyrë’. Ishte fjala më e keqe që mund të përdorte një djalosh në vitet ’50.

“Nuk besoj se e dëgjon të tillë gjuhë në shtëpinë tënde Ogilvy,” më bërtiti drejtori.

Nuk mund t’i thoja dot se “e ndyrë” ishte fjala e pestë më e pëlqyer nga babai im pas Jezus, Krisht, Zot dhe I plotfuqishëm.

Shumica e djemve shkonin në Eton në atë kohë dhe unë nuk isha përjashtim.

E urreja që nga momenti kur mbërrita, në moshën 12-vjeçare.

Zakonet arkaike dhe mbi të gjitha faktin se dy vitet e para thuajse isha shërbëtor i një djali më të madh në moshë.

I pastroja dhomën, i bëja çajin, i lustroja çizmet dhe rregulloja banjon si dhe bëja gjithçka më kërkonte ai kur thërriste: “Eeej, djalosh”.

Më të këqija ishin rrahjet.

Drejtori i godiste me dru në të pasmet e ulura të gjithë ata zullumqarët.

Urreja gjithçka, mbi të gjitha sportin.

Kur isha 14 vjeç, duhej të hyja në një konkurs boksi kundër një djali nga një tjetër shtëpi.

Ramë dakord që të mos e godasim njëri-tjetrin fort për tre raunde- dhe ishim aq bindës sa gjyqtarët thanë se kjo ishte ndeshja më e barabartë që kishin parë ndonjëherë.

Natyrisht nuk i ankohesha babait për kolegjin, por besoj se ai dyshonte se nuk isha i lumtur.

Ai nuk e harroi bisedën që patëm atë ditë në makinë, për shkak se një mbrëmje më tha të vesh një kostum dhe urdhëroi shoferin të më dërgonte në “Embassy Club’, një nga klubet më të famshëm të natës në Londër.

Në klub, babai më shpjegoi se do të takoja plot vajza të mira, detyra e të cilave ishte të kërcenin për klientet.

Njëra prej tyre, e quajtur Jasmine, 24 vjeç, kishte dëshirë të takohej me mua.

Ai tha: “Ajo është e zezë. A je dakord me këtë?”

Natyrisht që isha.

“Gëzohem që e dëgjoj këtë,” më tha.

Në atë moment mendova se kalova një test me miratimin e tij.

Jasmine ishte e përmbajtur, e qetë dhe jashtëzakonisht e bukur.

Ajo qeshte me gjithçka thoja dhe vinte erë të mrekullueshme.

Hëngrëm darkë, kërcyem dhe në një moment ajo më futi në taksi dhe shkuam në apartamentin e saj në Paddington.

Qëndrova në fund të krevatit i hutuar derisa ajo më tha: “Përse nuk i heq rrobat?”

Për tmerrin tim, poshtë kostumit kisha ato mbathjet e tmerrshme Chilprufe që më zgjateshin deri në gjunjë.

Mëngjesin tjetër, të ngjeshur bashkë në shtratin e saj të vogël, Jasmine më tha me hijeshi ato pesë fjalë që mund të dëgjojë një mashkull: “A ta bëjmë përsëri?”

Bëra gabimin që u thashë miqve të mi në Eton për Jasmine-n.

Askush nuk besonte asnjë fjalë.

Pse?

Cili baba e bën diçka të tillë për të birin?

*Marrë me shkurtime nga Daily Mail

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat