Elegji Për Nanë Terezën

Kultura

Elegji Për Nanë Terezën

Nga: Dedë Elezaj Më: 30 prill 2016 Në ora: 22:41

O’ shenjtëreshë,
O’ shenjtëreshë Nana Tereze,
Zemrës tonë ,
Zemrës tonë dritë i ndeze.
Me bekim,
Me bekim të perëndisë,
I dhe ndihmë të gjithë njerëzisë ;
I çele qiellin shqiptarisë.
O shenjtëreshë,
O shenjtëreshë zemër gjanë ,
E gjithë bota të thërret nanë.
Lavdiplotë,
lavdiplotë nana e mirësisë,
Që zotin e pate shok e shëruat zemrat e varfësisë.
O Nanë e përjetshme në mes nesh,
Në elter të parajsës do të çosh mesh.
O’ shenjtëreshë,
O’ shenjtëreshë , Nana Tereze,
Zemrës tonë ,
Zemrës tonë dritë i ndeze.

New York, Qershor 2014

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat