Në panairin ndërkombëtar të librit në Gjenevë edhe libri shqip

Kultura

Në panairin ndërkombëtar të librit në Gjenevë edhe libri shqip

Më: 30 prill 2016 Në ora: 14:18

Salloni i 30-te ndërkombëtar i librit dhe press-it ka hapur dyer e ekspozimit te literaturës dhe mediave botërore. Në mesin e librit dhe autorëve botëror gjendet edhe libri shqip te autorëve shqiptar dhe te huaj përmes shtëpisë botuese “Botimpex” nga Tirana, njofton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë” nga Zvicra.

Sa i përket librit shqip sipas fjalëve të Advin Bega, prezantues tradicional i ne sallonin ndërkombëtar te librit shqip ne Gjenevë “sivjet shtëpia botuese “Botimpex” nga Tirana për lexuesin shqiptar dhe albanofon ofron mbi 300 tituj te librave , literaturë te autorëve te ndryshëm shqiptar dhe te huaj nga zhanret me te ndryshme. Ne Standin e Shqipërisë aty pame libra per fëmijë (Abetare) pastaj libra historik dhe shkencor nga tradita kultura dhe historia e jone e lavdishme nga kohërat e Skënderbeut deri tek UCK dhe çlirimi i Kosovës..”

Po ashtu ne standin e librit shqip na ra ne sy edhe fjalorë shqip -frëngjisht, apo fjalorë tjerë te anglishtes, gjermanishtes, italishtes etj..

Edicioni i 30 i Panairit të Librit dhe të shtypit në Gjenevë po shënohet me ngjarje të mëdha: Prania e autorëve kryesorë si Yann Queffélec, Raphaël Mezrahi, Nancy Huston, Alain Mabanckou, Audrey Pulvar ose Joël Dicker, ekspozita emocionuese ” bota Paulo Coelho, “” Titeuf nga grupi “,” Vincent Munier, Arctic fotograf “,” A mund të qesh me ndonjë gjë? ” i Vigousse, ceremonitë e dhënies, të cilit Award sallon, prani të Çmimit RTS, çmimi Kourouma por edhe ditët e lira të takimit dhe shkëmbimit të dedikuar për profesionistët në botën e botimeve, libri dhe e të shkruarit. Fair, festival, profesionale të lartë, të zbuluar panairin e librit në të gjithë lavdinë e saj!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat