Nga shtatori në Prishtinë hapen gjashtë salla kinemaje

Kultura

Nga shtatori në Prishtinë hapen gjashtë salla kinemaje

Më: 29 prill 2016 Në ora: 16:19

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti bënë të ditur se në kryeqytet tashmë po zbarkojnë brende të njohura botërore.

Ai thotë se është nënshkruar përfundimisht kontrata për hapjen e Cineplex me 6 salla kinemaje që hapet në fund të shtatorit.

“Kentucky Fried Chicken (KFC) tashmë ka nënshkruar kontratën për hapjen e dy pikave në Prishtine (për herë të parë në regjion) e edhe disa brende tjera që po i lëjmë befasi deri në arritjen e marrëveshjeve. Këto kompani shohin potencial në Prishtinë, në rininë e saj, dhe besoj se do ta shtojnë diversitetin në kryeqytetin tonë”, ka njoftuar Ahmeti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat