Dr. Osman Jonuzi solli nga Franca më 1919, projektin e spitalit që është edhe sot

Kultura

Dr. Osman Jonuzi solli nga Franca më 1919, projektin e spitalit që është edhe sot

Nga: Albert Z. ZHOLI Më: 28 prill 2016 Në ora: 22:26

Kombi shqiptar ka nxjerrë nga gjiri i tij figura të shquara në të gjitha fushat e jetës. Fundi i këtij
shekulli nxori dy nobelistët shqiptarë: Nënë Terezën (Gonxhe Bojaxhi) dhe farmakologun Ferit Murati, që e bëjnë të nderuar këtë vend. Edhe në fushën e mjekësisë, historikisht janë përmendur figura mjekësh dhe personeli mjekësor, të cilët kanë dhënë një kontribut të madh jo vetëm në ndihmë të popullit për mbrojtjen e shëndetit të tij, por edhe në krijimin e përvojës shqiptare dhe në përgatitjen e brezave të rinj të mjekëve dhe të personelit tjetër shëndetësor. Mund të përmendim Prof. F. Hoxha dhe Prof. K. Kërçiku për ndihmesën e madhe që kanë dhënë me librat e tyre të shkruar shumë vite më parë, e shumë të tjerë që kanë punuar në këtë drejtim. Por një vend të veçantë zë Dr. Osman Jonuzi.
Çfarë paraqet libri “Dr. Osman Jonuzi”?

Ky libër është një gjë e veçantë sepse paraqet historinë e shëndetësisë shqiptare nga viti 1920- e deri ën vitin 1989 nga materialet e arshivës së shtetit dhe të bibliotekës kombëtare. Historinë Mjekësisë e ka paraqitur shkurtimisht edhe Prof. Fejzi Hoxha por ajo kishte dhe histori por edhe politikë ky libër u botua në vitin 1961 dhe në vitin 1962 Prof Kadri Kërçiku bëri historinë e mjekësisë në rrethin e Shkodrës, libra të cilët janë vlerat e tyre për kohën që janë botuar. Ndërsa libri im Dr. Osman Jonuzi dhe bashkëpunëtorët e tij kryesisht flet për punën e madhe të bërë nga mjekët tonë, pas Kongresit të Lushnjes i cili kishte dy qëllime: Që Tirana të bëhej kryeqytet dhe në Tiranë të ngrihej spitali i parë publik. Si hyrje të librit kam vënë dy kapituj mbi personelin mjekësor shqipatr dhe Nënë Tereza ku si thelb I saj konsiston në punën e madhe të bërë nga personeli ynë mjekësor nën shembullin e bamirëses Nënë Tereza. Duke qenë se sot mjekësia shqiptare ka nevojë për etikën dhe deontologjinë mjekësore kam shtuar disa fjalë shkurt një kapitull me titull :Pacienti, mjeku dhe shtetit” ku në radhë të parë shprehen element thelbësore të profesionit të mjekut se si duhet të sillet ai me pacientin si dhe punën e madhe të tij ën dobi të shëndetin e popullit, madje duke sakrifikuar dhe jetën e tyre me shembuj përkatës. Në këtë kapitull e rëndësishme është dhe vlerësimi i urdhrit të mjekut nga shteti dhe mjeku si dhe kam paraqitur një amendament se si I mbron shteti personelin mjekësor në të gjitha vendet e BE, në rastin e dhunës morale dhe fizike ndaj mjekëve dhe personalit mjekësor të cilat dënohen me ligjin përkatës. Kjo është e rëndësishme që të bëhet me ligj dhe në vendin tonë, në kuadrin e hapjes së negociatave për marrjen e statusit të vendit në BE. Pjesën thelbësore në libër, e zë figura e kolosit ët mjekësisë shqiptare dr. Osman Jonuzi i cili nuk është vlerësuar fare gjatë gjithë këtyre 100 viteve në Shqipëri. Prandaj unë e kam filluar librin me një citat të publicistit të madh shqiptar, Skënder Luarasi: E gjithë bota I ndërton heronjtë prej balte, ne i kemi dhe u hedhim baltë.

Çfarë bëri Dr. Osmani për mjekësinë shqiptare?

-Themeloi spitalin e parë të Tiranës më 1919 detyrë e Kongresit të Lushnjes, me ndihmën e Kryeministrit Sulejman Delvina, kryetarit të Bashkisë Tiranë, Ismail Ndroqi, Prof. Rifat Frashëri, (i cili u caktua Drejtor i Përgjithshëm i Shëndetësisë Shqiptare).

-Themeloi kirurgjinë dhe gjinekologjinë shqiptare, nënshkroi Konventën sanitare Ndërkombëtare të hyrjes shqiptare në Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH) në 21 qershor 1926 në Gjenevë ku Shqipëria fitoi shumë të drejta në trajnime dhe bursa të shumta, në materiale spitalore dhe së fundi me ndihmën e Kryqit të Kuq Botëror dhe Amerikan në veçanti, solli në Shqipëri Fondacionin “Rokfeler” i cili ndihmoi në luftën kundër malaries (me tharjen e kënetës së Ysberishtit dhe kënetave të tjera), në luftën kundër sifilizit, turbekulozit me projekte dhe ndihma të shumta material. Kjo kryesisht erdhi në ngritje kur Dr. Osmani u bë në vitin 1932 Drejtor i Përgjithshëm i Shëndetësisë Shqiptare. Për këtë arsye, Presidenti i Parë, Zogu e quajti: Patriot i madh i Shqipërisë i cili i solli shumë të mira vendit të tij.
Cili ishte doktor Osmani?

Dr. Osmani, asnjëherë nuk u mor me politikë gjatë gjithë kohës, pasi politika më e mirë për të ishte puna në shëndetin e njeriut. Ai ishte një patriot i madh. Dr. Osman Jonuzi është një ndër mjekët më të vjetër patriotë që punoi pa u lodhur deri në fund të jetës së tij si pionier i kirurgjisë shqiptare. Ai lindi në Gjirokastër më 1879, në një familje të varfër qytetare që për arsye ekonomike emigroi në Greqi (Janinë) ku mbaroi shkollën fillore dhe më vonë në Manastir, ku doli shkëlqyeshëm në mësime, duke mbaruar shkollën e mesme (liceun), e cila i dha përparësi për të vazhduar në Stamboll Fakultetin e Mjekësisë. Qysh në bangat e shkollës ai pati si qëllim që t’i shërbente atdheut të tij. Ai bënte pjesë në grupin e të rinjve përparimtarë shqiptarë që mendonin për atdheun e tyre, Shqipërinë, sepse Shqipëria, thoshte profesori i tyre shqiptar, Rifat Frashëri, kërkon nga ju të mësoni mirë dhe të mendoni gjithnjë për mëmëdhenë e popullin, sepse ka nevojë të madhe për ju, prandaj duhet të shkoni patjetër atje për ndihmë. Vetë profesori i tyre e realizoi i pari këtë detyrë, duke u ardhur në ndihmë me dijet e tij si mikrobiolog që ish. Dr. Osmani, pasi mbaroi Fakultetin e Mjekësisë në Stamboll, në fillim të shekullit XX u detyrua të shërbente në ushtrinë turke në Mekë e më vonë ne Jemen. Atje qëndroi gati një vit dhe ndihmoi me dijet e tij dhe shumë shqiptarë (sipas kujtimeve të një veterani që kishte qenë vetë ushtar 6 vjet). Sidomos në kohën e fushatave ushtarake, për t’iu shmangur pikës së diellit nga temperature e lartë, ai u bënte klizma me ujë të ftohtë si dhe i mblidhte me çarçafë të lagur. Në 1912 dr. Osmani me gradën toger i ushtrisë turke si mjek në Tuniz, por pikërisht në atë kohë Shqipëria shpalli pavarësinë me në krye plakun patriot Ismail Qemali, i cili ngriti flamurin në Vlorë dhe dr. Osmani si patriot, atdhetar e përparimtar, u
arratis nga Tunizi e shkoi në Maltë e, prej andej, me vështirësi erdhi në Vlorë, ku u vu në shërbim të popullit e qeverisë së Vlorës. Nga ky gjest i doktorit qeveria turke e shpalli person të padëshiruar në Turqi. Në Vlorë ai dha dijet mjekësore sidomos duke mjekuar popullin dhe ushtrinë e qeverisë së Vlorës. Qëndroi gati një vit në Vlorë dhe nga mesi i vitit 1913 shkoi në Berat deri në vitin 1915-1916. . Më pas, në vitin 1917 e gjejmë doktor Osmanin si mjek bashkie dhe kirurg në Tiranë, por pa spital. Ai bënte mikrokirurgjinë në një ambulancë të vogël vetëm me dy-tre pinca, me një
palë gërshërë, jodio e alkool, por ishte entuziast në punën e tij, ku gjithmonë në
biseda me shokët e tij thoshte që mjeku që dëshiron t’i shërbejë popullit e fillon
nga hiçi, duke dhënë disa shembuj të ndryshëm nga mjekë të vjetër shqiptarë dhe
kish besim për të ardhmen, gjë që e arriti më vonë si themelues i kirurgjisë shqiptare.

Dr. Osman Jonuzi me të drejtë quhet sot babai i kirurgjisë shqiptare.
Bashkëpunëtorët e tij.
Bashkëpunëtori i tij më i afërt në problemet e organizmit të punës në spital ka qenë, Halil Deliallisi i cili kryente të gjitha problemet administrative ku doktor Osmani nuk përzihej pasi kishte besim tek ai. Të gjitha punët e spitali të Tiranës mbas vitit 1920 i mbështeti në dy infermierë nga Kosova, Mahmut Zajmi dhe Ismail Xheladini si dhe motrat murgesha të sjella nga Italia derisa nxori në punë infermieret që i përgatiti vetë. Si mjek kryesor të tij ishin, Surja Pojani (pathollog) Ruzhdi Bobrati (kirurg), Sabri Tefiku, Ismail Tartari, Vasil Laboviti (kirurg), Janko Theothosi, Bajram Emiri, etj të cilët më vonë plotësuan kuadrin përkatës sipas specialiteteve. Merita e madhe e Dr. Osmanit dhe e kolegëve të tij ishte mendimi për ndërtimin e një spitali të ri në Tiranë të cilin e aprovoi Zogu dhe ai solli nga Franca, projektin e spitalit që është edhe sot.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat