Klinton Zeqiraj,një emër që premton

Kultura

Klinton Zeqiraj,një emër që premton

Nga: Shkruan: Faton MEHMETI Më: 28 prill 2016 Në ora: 18:43

Klinton Zeqiraj është model dhe prezantues nga Tirana, karriera e të cilit cdo ditë e me tepër po shenon suksese. Eshtë djali nga Saranda i cili duket se ka lindur që të jetë pjesë e pandashme e televizionit dhe modës, përkatësisht fotomodelizimi, Klintoni rrefen se dëshira për të qenë pjesë e televizionit që i vogël ka qenë e madhe,dhe se këtë ëndërr po e jetëson cdo ditë e më tepër,Klintoni deri para pak kohësh ishte moderator i një programi të ri muzikor të përditshëm, të titulluar “Mess”, të ftuarë ishin përsonazhet më të njohur të skenës shqiptare. Klintoni tregon se “ jam duke studiuar për master në Universitetin Evropian të Tiranës, viti i parë për marrëdhënie me publikun.”

Kohën e lirë e kalon në palestër, është i shoqërueshëm. Klintoni do jetë njëri nga anëtarët e ‘Best Model of Prizren’ që pritet të mbahet shumë shpejt. Ai është karizmatik dhe mjaft i përkushtuar në profesion, i përulur me mjaft punëtor.

Mes shumë profesionesh Klintoni rrëfen “ Dashuria ime e përjetshme është kërcimi, por më duhet të shtoj që edhe televizoni nuk ngelet pas. E dua shumë prezantimin dhe do të punoj që të arrij akoma më shumë.”Klintoni çdo ditë e më tepër po shenon suksese andaj shpresoj se sukseset e tija s’do të mungojnë, dhe fama e tij të tejkaloi edhe kufijtë e shqiptarisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat