​PriFest sjell Nancy Bishop në Kosovë

Kultura

​PriFest sjell Nancy Bishop në Kosovë

Më: 27 prill 2016 Në ora: 18:49

Nancy Bishop, një emër shumë i suksesshëm në botën e filimit, e njohur për përzgjedhjen e rreth 100 prodhimeve të famshme kinematografike dhe televizive do të jetë pjesë e festivalit të filmit, PriFest që po mbahet në Prishtinë.

Roli i saj në këtë festival është udhëheqja e një workshop-i profesional mbi audicionin dhe filmin. Workshop-i do të zhvillohet gjatë edicionit të 8-të të Prishtina International Film Festival, në datën 28 prill.

Numëri i aktorëve pjesëmarrës do të jetë i limituar dhe ata të cilët do arrijnë ta ndjekin këtë Ëorkshop mbi “Teknikat e ekranit për Audicione dhe Filma” do të kenë mundësi të marrin edhe trajnim personal nga Nancy si pjesë e programit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat