Te përroi i Batushes

Kultura

Te përroi i Batushes

Nga: Neki Lulaj Më: 27 prill 2016 Në ora: 17:57

Ortekët kurrë nuk heshtin të vrapojnë rrëzë malit
Nën strehen pikëlore të mjegullës kujtohet Epopeja
Hej, Përroit të Batushës, mos ia prishni dërasën e shtratit
Se ju mallkon historia që ngatërrohet me legjenda!

Lugu i tij të nxjerr bash te Rrasa e Zogut të Guri i Kosharës
Aty u bëmë fitimtarë mbi kuçedrën barbare, lavire
Mos ia turbulloni as ujin se shuhet etja në buzën e tharë
Të plagosurit i lajnë plagët Sali Çekut ndër kushtrime.

Mos ja ndalni omat, as digat, as shtigjet dhe as damarët
Se aty së pari e prekën trimat gurin e ndarjes të kufirit..!
Aty i ftohën armët pas luftës me ujqërit, gjakatarë
Në atë betejë legjendare u shkrua lavdia e nderimit.

Buzë përroit mos i prisni lisat, as pishat që lotojnë....
Se zogjtë s`kanë ku të ndërtojnë çerdhet e këndimit
Nën hijet e munguar luftëtarët s`kanë ku të frymojnë
Aty zgjohen Salihu dhe Agimi përjetë mes mallit dhe kujtimit

Mos ja merrni as zhavorrin as gurët, as tingullin e këngës
Shumë herë ato ishte armë për trimat luftëtarë
Aty u bekuan dëshmorët binjakë me urimin e nënës
tash jetojnë të qetë në një rreze drite që i bën flakadane drite( pishtare).

Përroi sot e gjithmonë flet e do flase me rrasën e bilbilit
Si qielli, si mjegulla e prillit në tokën e shenjtë arbërore
Kosharës mos ia nëpërkëmbni udhen e heroizmit
Se ju mallkojnë gurët, ju mallkojnë dëshmorët në troje..

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat