​Nxënësit e ASK-së me film në PriFilm Fest

Kultura

​Nxënësit e ASK-së me film në PriFilm Fest

Më: 26 prill 2016 Në ora: 20:26

Në vazhdën e transmetimeve të filmave të festivalit PriFilm Fest , është shfarue edhe filmi i metrazhit të shkurtër “Dilan”. Ky film është realizuar nga nxënësit e Shkollës Amerikane në bashkëpunim me PriFilm Fest.

Drejtoresha e American School of Kosova, Shpresa Perolli është shprehur mjaft e kënaqur me punën dhe talentin e nxënësve për të arritur në botën kinematografike.

Perolli: Nxënësit e American School of Kosova kanë krijuar filmin me metrazh të shkurtër

“American School of Kosova për herë të shtatë me radhë organizon festivalin e filmit për shkollat e mesme dhe këtë vit e kemi kënaqësi që jemi në bashkëpunim me PriFest një festival i filmit i njohur vite me radhë këtu në Kosovë. Është kënaqësi e veçantë që jemi në partneritet këtë vit dhe besoj që edhe vitet e ardhshme do të vazhdojë ky partneritet i mirëfilltë mes nesh. Ne si shkollë i japim mundësinë nxënësve tonë t’i zbulojmë talentët e ndryshmëm dhe një prej lëndëve që kemi , ësh të lënda ‘Film dhe Dramë’ ku në kuadër të saj nxënësit e kanë krijuar një film me metrazh të shkurtër, i cili do të shfaqet sonte dhe ka filma të ndryshme me metrazhe të shkurtës anembanë botës”,tha Perolli

Sipas saj ky eveniment është i hapur për të gjithë publikun e sidomos për nxënësit me talent që kanë dëshirë të madhe për të pasur hapësirë në botën e skenës kinematografike në Kosovë dhe anembanë botës.

Ndërsa producentja e filmit “Dilan”, Dea Balaj tha se ky film trajton temat sociale të të rinjve e që në anën tjetër përfshin edhe elemente të shumta artistike dhe spontane.

Balaj: Filmi “Dilan” trajton tema sociale tek të rinjtë

“Hyrja në botën kinematografike përmes një filmi i cili për herë të parë shfaqet Internacional Film Festival, ka qenë një nder dhe kënaqësi shumë e madhe për nxënësit e Sh kollës Amerikane të Kosovës të cilët sot do të paraqiten me filmin ‘Dilan’ . Një film i cili trajton temat sociale të rinjve por në anën tjetër ne kemi përfshi edhe elemente të shumta artistike dhe spontane të cilët e kanë bërë këtë film edhe më të veçante ...... qëllimi dhe puna që ne e kemi bërë në grup na ka ndihmuar që ne të arrimë të gjejmë arsyen edhe rendësin e kësaj pune ekipore dhe prandaj ne kemi arrit një rezultat të tillë edhe po shpresoj që kemi për të kaluar mirë”,tha Balaj.

Ceremonia e përzgjedhjes së filmave fitues do të bëhet më 29 prill.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat