Shala: Kosova e gatshme për anëtarësim në organizatën botërore të pronësisë intelektuale

Kultura

Shala: Kosova e gatshme për anëtarësim në organizatën botërore të pronësisë intelektuale

Më: 26 prill 2016 Në ora: 10:48

Në shënim të Ditës Botërore të Pronësisë Intelektuale është duke u mbajtur konferenca kombëtare "Të drejtat e pronësisë intelektuale" e fokusuar në sistemin e pronësisë intelektuale në Kosovë dhe të arriturat e institucioneve dhe sfidat.

Kjo konferencë është organizuar nga Agjencia e Pronësisë Industriale, Zyra për të Drejtat e Autorit, Doganat e Kosovës dhe Policia e Kosovës.

Ministri i Kulturës Kujtim Shala tha se është obligim ligjor mbrojtja e krijimeve intelektuale.

"Kosova është përgatitur për t’u anëtarësuar në organizatën botërore të pronësisë intelektuale. Ne kemi obligim ligjor mbrojtjen e krijimeve sepse në këtë mënyrë ngrisim inovacionin dhe zhvillimin ekonomik", tha ai.

Ndërsa shefi i kabinetit të ministres së tregtisë, Ilir Saihu tha se mbrojtja e pronësisë intelektuale është prioritet i Qeverisë se Kosovës. Ai shtoi se në këtë aspekt duhet më shumë bashkëpunim të institucioneve të vendit.

"Pronësia në vendin tonë është e mbrojtur më kushtetutë dhe ligj. Mbrojtja dhe zhvillimi i të drejtave është prioritet i qeverisë. Është i rëndësishëm bashkëpunimi efikas i të g jitha institucioneve. Pas hyrjes në fuqi të MSA bashkëpunimi do të jetë edhe më përmbajtjesor dhe efikas", tha ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat