Veliaj: Muzeu i armëve dhe vila e Enver Hoxhës së shpejti destinacione turistike (Foto)

Kultura

Veliaj: Muzeu i armëve dhe vila e Enver Hoxhës së shpejti destinacione turistike (Foto)

Më: 25 prill 2016 Në ora: 17:16

Bunk’Art, vendqëndrimi bërthamor gjatë udhëheqjes komuniste në Shqipëri është kthyer tashmë në një destinacion të përhershëm turistik në Tiranë, i shndërruar në një ekspozitë muzeale.

I pranishëm në çeljen e këtij muzeu, kryebashkiaku Erion Veliaj tha se shumë shpejt kryeqytetit do t’i shtohen edhe atraksione të tjera për turistët, siç janë muzeu i armëve dhe hapja për publikun e vilës së ish-dikatorit Enver Hoxha e cila ndodhet në zonën e ish-bllokut në Tiranë.

“Do flasim edhe me Ministrinë e Mbrojtjes për pjesën e muzeut të armëve, për të cilin mund të gjendet një mënyrë se si të deklasifikohet hyrja aty, të kthehet në një territor vetëm për turistët, pa prekur pjesët sensitive për çështje të ushtrisë. Të njëjtën gjë do të bëjmë edhe me Ministrinë e Kulturës, për pjesën e aksesueshme të Kinostudios, arkivat dhe disa kapanone të tjera që janë realisht interesante. Për sa i përket vilës së ish dikatorit në Bllok duam që të hapet pjesa e jashtme, që ta kemi të aksesuar gjatë gjithë verës. Këtë verë do të bëjmë një kalendar aktivitetesh me Ministrinë e Kulturës dhe Bashkinë e Tiranës për t'u siguruar që gjithë ai territor të ketë jetë”, tha Veliaj.

Gjatë një takimi me operatorët turistikë që u mbajt në Bunk’Art, Veliaj tha se çelja për publikun e këtij muzeu e trashëgimisë kulturore të kryeqytetit si dhe nxitjen e turizmit, si pjesë e zhvillimit ekonomik vendor të Tiranës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat