Këngë e vallë për ditën e shkollës…

Kultura

Këngë e vallë për ditën e shkollës…

Më: 25 prill 2016 Në ora: 17:16

Gjilan, 25 prill - Aty ku punohet, rezultatet nuk mungojnë. Rezultatet nuk mungojnë as në Shkollën fillore “Vatra e diturisë” në fshatin Livoç i Epërm, komuna e Gjilanit. Andaj, kjo shkollë fshati, sot, më 25 prill, kremtoi ditën e saj në mënyrën më të mirë të mundshme. Në këtë “datëlindje” të shkollës, erdhën shumë mysafirë nga komuna e nga institucionet tjera arsimore.

Aty u gjenden edhe Metw Klark dhe Adam Snow, profesorë vullnetarë amerikanë të Korpusit për Paqë. Fillimisht, Festina Kurteshi, shkollare e kësaj shkolle tha se, kjo ditë e shkollës sonë është e veçantë dhe e shënuar. “ Ju që keni ardhur sot, po e nderoni shkollën, shkollarët, por edhe stafin e saj. Sot jemi më të nderuar se kurrë më parë. Po e shënojmë këtë ditë të shkollës, e cila po i shënon sukseset e saja të shumta në aktivitetet e punës mësimore”.
Fadil Musliu, drejtor shkolle tha se, ardhja e juaj në këtë ditë që po e shënojmë sot, po tregon se kemi arritur rezultate pune dhe po ecim sigurt drejt rrugës kah përparimi.”Edhe sivjet 2015-2016, si viteve të tjera, kemi rezultate të punës që nuk na mungonë, por na inkurajojnë. Kemi zhvilluar gara në nivel jo vetëm komunal, por edhe në nivel kombëtar. Duhet të shtoj faktin se, shkollarët e shkollës sonë, në garat e gjuhës angleze e të kimisë, kanë qenë me sukses të dalluar dhe shembull.

Gjatë këtij viti, pranë shkollës sonë janë arritur disa rezultate pune, si bie fjala: shkollarët tanë kanë sjellë 3 medale: 1 të arit, 1 të argjend dhe 1 të bronztë. Këto janë rezultate në garat e organizuara nga Kolegji “Mehmet Akif” në nivel të Republikës së Kosovës. Ata që fituan këto shpërblime, janë: Evelina Këqikuk (medale e artë), Erolina Jakupi (medalja e argjend) dhe, Arionit Lakna, (medaljen e bronztë).

Po ashtu, shkollarët tanë, në garat e inteligjencës të organizuar nga Kolegji “Hasan Nahi”, në nivel të Republikës së Kosovës, tre prej tyre, kanë arritur të jenë finalistë në garën “EUREKA 3”. Në gara kanë marrë pjesë 2000 nxënës të Republikës së Kosovës, ku në garat finale të intelegjencës “Eureka 3”, tre prej nxënësve tanë kanë arritur në finale, si janë: Festina Kurteshi, Evelina Këqiku dhe Enis Ilazi. Mandej, këtë shkollë fshati janë organizuar disa orë letrare, ku kanë marrë pjesë një numër i krijuesve të komunës së Gjilanit.

Po ashtu, Shoqata zvicerane “STREHA”, që vepron në Livoç të Epërm, që e udhëheq Kurt Trshller, shkollën tonë e ka furnizuar me 60 banga dhe me 120 karriga. Bashkëpunim ynë nuk ka munguar, ku USAID-in amerikan dhe GIZ-in gjerman, shkollën tonë e kanë pajisur me mjete mësimore. Njëherit, në shkollën tonë kanë organizuar trajnime për mësimdhënësit e matematikës etj., me të vetmin qëllim që të bëhet ngritja e cilësisë në procesin e mësimdhënies dhe mësim-nxënies.

Andaj, shkollarët tanë sot garojnë me shumë shkolla dhe dalin fitues. Ky është suksesi ynë, i cili po shpërblehet dhe po na motivon për punë të mbarë”. Ai shtoi edhe këtë se, ndonëse jemi me një numër të vogël shkollarësh, me rezultate tha se jemi më të mirë. “Pos garavë në fushën e dijes, tek shkollarët tanë nuk mungojnë edhe rezultatet nga fusha e sporti, ku ekipi i futbolit është kampion në kuadër të shkollave të komunitetit, të cilat gara janë organizuar më 20 prill 2016, ku ekipi i shkollës sonë ka zënë vendin e parë. Pra, jemi shkollë që kemi rezultate të shumta në disa fusha të dijes”. Në fund, Hysen Këqiku, shkrimtar nga Gjilani, për 125 vepra, që ia ka dhuruar bibliotekës së shkollës në fjalë, është shpërblyer një mirënjohje nga drejtoria e shkollës. Vlen të ceket edhe ky fakt se, për ditën e shkollës në fjalë, shkollarët e rinj dhanë një program të larmishëm me recitime, pjesë skenike, por pati edhe valle e këngë popullore nga shkollarët e kësaj vatre të diturisë. Tefik Selimi

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat