Filmi “Shok” në 8 vjetorin e ditës së pavarësisë të Kosovës në New York (Foto)

Kultura

Filmi “Shok” në 8 vjetorin e ditës së pavarësisë të Kosovës në New York (Foto)

Nga: Beqir SINA New York City Më: 14 shkurt 2016 Në ora: 15:41

NEW YORK CITY : Ambasada e Republikës së Kosovës, në Uashington DC dhe Konsullata e Përgjithshme e Kosovë në qytetin e Nju Jork-ut, tre ditë para festimeve, ka ftuar për Ditën e Pavarësisë së Kosovës - përzemërsisht, bashkëkombasit, e saj në SHBA, për të shënuar dhe festuar kështu së bashku - Nëntorin e dytë shqiptarë 17 Shkurtin - 8 Vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.

Me këtë rast me një ceremoni të veçantë, Tetë Vjetori i Ditës së Pavarësisë së Republikës së Kosovës, do të shoqërohet, me një shfaqje filmi "Screening Premiere" e filmit "Shok", një Film ky i metrazhit të shkurtër, i cili ka qenë i nominuar edhe për Oskar dhe është i bazuar në ngjarjet e Luftës së Kosovës gjatë vitit 1998.

Veprimtaria me rastin e ditës së pavarësisë së Kosovës- mbahet ditën e mërkurë, më datë 17 -Shkurt, 2016, në njërën prej kinemave më prestigjoze njujorkeze - Muzeu i Artit Modern - MoMA,(11 West 53 Street, New York, NY 10019), ku disa vjet më parë u shfaq premiera e fimit Amnistia e producentit Bujar Alimani.

Për të festuar këtë ditë të shënuar dhe përshëndetur shfaqjen e premierës së filmit “Shok”, në Nju Jork, Ambasada e Republikës së Kosovës në Uashington DC dhe Konsullata e Përgjithshme e Kosovës, në qytetin e Nju Jork-ut, ka njoftuar se në mbrëmjen e pritjes me këtë rast, do të profermojë me një grup të njohur, dhe të talentuar të muzikantëve shqiptarë, të muzikës klasike ( Ergin Oda - Vocal - Lule Ballata - Flute, Baden Goyo - Piano, Taulant Mehmeti - Guitar, Jill McKenna - Contrabas) sitjes , në lokalin “Empire Steak House”, Lexington Ave & 3 Ave, New York City.

Shfaqja më 17 Shkurt, në qytetin e New Yorkut, në Ditën e Pavarësisë së Kosovës, bëhet për të promovuar dhe marrë vlerësime para ceremonisë së ndarjeve të çmimeve që mbahet më 28 shkurt në Los Angeles, ku filmi nga Kosova thuhet se është një ndër pretendet serioz për fitimin e çmimit Oskar për filmat me metrazh të shkurtër.

Aqsa edhe më parë se filmi “Shok”, të vinte e të “ndalonte” në metropolin e botës qytetin e New Yorkut, vëtëm dy javë para konkurimit, për në udhëtimin e tij në Los Angelos, ka marrë vlersime edhe nga “Cin-Europa”, e cila i ka kushtuar një artikull filmit të metrazhit të shkurtër kosovaro-britanik “Shok”, që është nominuar për çmimin Oscar në kategorinë e filmave të metrazhit të shkurtër.

Kjo axhensi prestigjoze e kinematografisë botërore Cin-Europa, shkruan se :”Një shtet i vogël, që ka hyrë në një kategori të vogël në këtë mes të madh filmbërësish, është e ngjashme me storiet e suksesit që industria amerikane e filmit i do aq shumë dhe shtonë Filmi “Shok” është fitorja e madhe e Kosovës”

Kosova simbas specialistëve të filmagrofisë boterore, thuhet se me këtë film (Shok) ka shënuar suksesin më të madh në historinë e industrisë së filmit nga Kosova deri më tani.

Filmi “Shok” është nominuar për çmimin Oscars.

Kjo është hera e parë në histori që Kosova hyn në “Academy of Motion Pictures Arts and Science”.

Ky projekt filmik me skenar dhe regji nga Jamie Donoughue është bashkëprodhim mes Kosovës dhe Anglisë ndërsa xhirimet janë realizuar në muajin nëntor të vitit 2014 në Shalë të Bajgorës.

Filmi është i vendosur gjatë periudhës së luftës në Kosovë, kur vendi ishte nën okupimin e Serbisë. Këtu sprovohen kufijtë e miqësisë mes dy fëmijëve të cilët luftojnë për të mbijetuar gjatë luftës në Kosovë.

Në këtë film luajnë: Lum Veseli, Andi Bajgora, Melihate Qena, Aurita Agushi, Eni Cani, Armond Morina, Eshref Durmishi, Sunaj Raca, Luan Kryeziu, Astrit Kabashi, Xhevdet Jashari, Kushtrim Sheremeti, Fisnik Ademi, Besnik Krapi etj.

Asistente e regjisë është regjisorja Blerta Basholli ndërsa drejtor i fotografisë është skocezi Philip Robertson.

Filmi është i mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës dhe është prodhim i shtëpisë filmike Eagle Eye Films Kosova me producent Eshref Durmishi dhe Eagle Eye Media Ltd me producent Harvey Ascott.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat