Cineuropa: Filmi “Shok” është fitorja e madhe e Kosovës

Kultura

Cineuropa: Filmi “Shok” është fitorja e madhe e Kosovës

Më: 13 shkurt 2016 Në ora: 17:43

Larg Atlantikut, audienca është fascinuar me filmin. Nga 16-të çmime nëpër festivale, 13 janë në Amerikë. Cineuropa thotë se filmi “Shok” dhe “Babai” janë dy treguesit më të mirë të një industrie plot kualitet në Kosovë. Dhe të gjithë ne e besojmë këtë, përfundon teksti i Cineuropa.

“Ky nuk është shteti juaj. Merrni gjërat tuaja, largohuni dhe mos shikoni prapa. Nëse ktheheni, do t`ju vrasim”. Fjalë të tilla janë në mesin e filmit “Shok” i cili u nominua muajin e kaluar në një nga kategoritë e çmimit të madh Oscars.

Cineuropa, magazina më e madhe e filmit në Evropë, sot ka nxjerrë një tekst mbi filmin duke treguar tmerrin që e tregon ky film. Teksti tregon se nuk mjafton të jesh nga Kosova për të kuptuar këtë tmerr, kjo kur merret parasysh që regjisori i filmit është Jamie Donoughue, i cili edhe e shkroi filmin.

“Kosova po feston këtë fitore të madhe, fryt i një strategjia të propozuar nga Qendra Kinematografike e Kosovës që ngadalë po e vendosë industrinë në hartën kinematografike” vazhdon shkrimi i Cineuropa. Teksti trego edhe në kronologji skenat e filmit, duke pasuar me faktin se fëmijët e vitit 1998-99 në Kosovë sot janë të rritur, por duke festuar suksesin e filmit që e tregon një copëz të jetës së tyre të dikurshme.

Larg Atlantikut, audienca është fascinuar me filmin. Nga 16-të çmime nëpër festivale, 13 janë në Amerikë. Cineuropa thotë se filmi “Shok” dhe “Babai” janë dy treguesit më të mirë të një industrie plot kualitet në Kosovë. Dhe të gjithë ne e besojmë këtë, përfundon teksti i Cineuropa.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat