Baleti “Strapless”, Wheeldon frymëzohet nga piktura që shkaktoi skandal në Paris

Kultura

Baleti “Strapless”, Wheeldon frymëzohet nga piktura që shkaktoi skandal në Paris

Më: 13 shkurt 2016 Në ora: 16:09

“Strapless” është baleti që ka pushtuar tashmë Teatrin e Operas dhe baletit në Londër nën koreografinë e britanikut Christopher Wheeldon. Baleti që ka mbledhur bashkë emrat më të njohur të baletit botëror, ka një prejaardhje interesante, pasi koreografi është frymëzuar nga një pikturë që dekada më parë shkaktoi një skandal të vërtet në Paris.

Në Baletin Mbretëror të Londrës në Kopshtin Convent, koreografi i vlerësuar britanik, Christopher Ëheeldon jep disa detaje ndërsa ndjek nga afër edhe provat gjenerale të baletit të quajtur “Strapless”.

Ëheeldon ka mbledhur bashkë për baletin mbretëror, yjet më të mëdha të skenës, për të punuar me ta në këtë projekt.

Natalia Osipova, Lauren Cuthbertson, Edëard Ëatson dhe Federico Bonelli, janë ndër emrat më të mëdha të baletit botëror, që janë përfshirë në këtë prodhim.

“Strapless” është një balet me një akt narrativ, frymëzuar nga një portret nga artisti John Singer Sargent që shkaktoi një skandal në kohën kur u zbulua në Paris në vitin 1884.

Quajtur “Portreti i Madame X”, piktura origjinale shfaqi modelen me një fustan me vetëm një rrip në shpatullën e saj. Ky imazh shërbeu për të promovuar një sens lirie.

Subjekti i pikturës ishte socialistja Amelie Gautreau, një grua ekstremisht e bukur, e re në moshë e cila ishte bërë qëndra e qytetit dhe një personalitet me të drejtë.

Portreti shokoi mbarë shoqërinë në Paris dhe pavarësisht faktit se në mënyrë të rrufeshme Sargent ndryshoi punën e tij dhe e ripikturoi atë, dëmi ishte bërë, për reputacionet e të dyve. Pavarësisht se karriera e Sargent u rimëkëmb, dëmi më i madh i mbeti Gautreau. Ajo tashmë ishte dëbuar nga shoqëria pariziane.

Wheeldon thotë në intervistën dhënë për Reuters se ishte piktura qjo që tërhoqi vëmëndjen e tij, kur për hërë të parë e pa atë në Muzeun Metropolitan në Nju Jork.

“Rashë në dashuri me pikturën në Muzeun Metropolitan të Nju Jorkut dhe realisht më intrigoi pikërisht për të gjitha gjërat që e bënë pikturën një skandal të të tilla përmasave: qëndrimi i saj, mënyra sesi kockat e saj, trupi i saj qëndronte krenar sa nxirrte në pah edhe sfondin që e shoqëronte, linjat e saj”.

Ai mbeti gjithashtu i shtangur nga mënyra sesi u perceptua në publik piktura dhe reputacioni që shoqëroi Gautreau përgjatë të gjithë jetës.

“Kur e mësova historinë që ishte aq e pasur me intrigë dhe skandale, ajo mu duk një karakter i mrekullueshëm për të krijuar rreth figurës së saj një balet të tërë” tha Ëheeldon.

“Strapless” ishte gjithashtu një inspirim edhe për novelën e Deborah Davis.

Balerinët kryesore të baletit të Ëheeldon, janë balerinët e parë të baletit mbretëror, Natalia Osipova dhe Lauren Cuthbertson. Ato do të portretizojë Amelie Gautreau.

Ai shpjegon edhe faktorët që e detyruan të përzgjedhë këtë kast kërcimtarësh e balerinësh, ku roli kryesor është ai i një femre.

“Në këtë rast kërkova për një grua të fortë, që të portretizojë më së miri Amelie. Edhe Natalia Osipova edhe Lauren Cuthbertson, të dyja do të kërcejnë këtë sezon. Ndaj vendosa të kërkoj për një femër me sjellje të fortë por edhe që të jetë në gjendje që të aktropjë në rol dhe të portretizojë më së miri karakterin” tha Ëheeldon ndërsa shton se ka punuar edhe në projekte të tjera me Cuthbertson. Për Osipova thotë se është bashkëpunimi i tyre i parë.

Gjatë një pushimi të shkurtër nga provat, Osipova thotë se tragjedia reale e asja cka i ndodhi Amelias mund të tregojë se sa shoqëria ka në dorë ta ngrejë dhe ta promovojë dikë, ta bëjë atë personazh dhe më pas ta rrëzojë po njësoj, pa asnjë problem.

“Sa më shumë e shoh atë cka ndodhi, aq më shumë e kuptoj këtë tragjedi. Kur dikush është shumë e fortë sa të arrijë dicka vetë dhe më pas shoqëria e refuzon, e braktis, e poshtëron. Efekti dhe pasojat që lihen pas janë të forta, një person ndihet bosh dhe i zhveshur nga gjithcka dhe në fund ajo edhe në balet kështu përfundon, e ekspozuar krejtësisht, nudo” tha Osipova.

Për Ëatson, qendra e këtij baleti dhe kësisoj e historisë është një vepër arti.

“Mendoj se është vërtet shumë intereanr fakti që të gjithë janë të përfashirë në histori, të gjitha janë paksa viktima, kjo histori mund të ndryshojë jetët tona. Ajo është një portret fantastik. Do të jetë vërtet interesant” tha ëatson për Reuters.

“Strapless” është projekti i tetë i Ëheeldon në Royal ballet. Ai është një nga koreografët më të famshëm dhe më të njohur të botës dhe në moshën 24 vjecare u nderua me cmimin OBE, Urdhër i Perandorisë britanike, në cmimet e nderit për vitin e ri 2016.

Ndër prodhimet e tij më të suksesshme janë “Aventurat e Lizës në botën e cudirave”, “Tregimi i një dimri”, të dyja shumë të kritikuara por të adhuruara nga publiku.

I pyetur sesi e krijon një prodhim të tillë si “Strapless” nga hici, Ëeeldon tha se ishte menduar gjatë për të krijuar një histori të fortë dhe më pas gjithcka tjetër e krijoi rreth kësaj ideje.

“Sepse ka një histori realisht shumë të fortë rreth kësaj pikture, ndaj krijova një strukturë të fortë dhe punova me kompozitorin skenë për skenë për tja arritue qëllimit. Kur e mbylla këtë pjesë, fillova të mendoj për të krijuar një trupë po kaq të fortë baleti. Nisa të krijoj lëvizjet e tyre. Ishte një proces me tre faza: frymëzimi , krijimi i qëllimit dhe më pas krijova koreografinë për ta sjellë atë në skenë” tha ai.

Për “Strapless”, Ëheeldon bashkëpunoi me kompozitorin Mark-Anthony Turnage, i cili shkroi muzikën enkas për këtë balet.

Premiera e “Strapless” do të jetë më 12 shkurt në shtëpinë e operas dhe baletit në Londër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat