Berlini gati për Festivalin Ndërkombëtar të Filmit

Kultura

Berlini gati për Festivalin Ndërkombëtar të Filmit

Më: 12 shkurt 2016 Në ora: 17:00

Tapeti i kuq u shtri në Berlinale Palast të Gjermanisë.

Kjo përshkak se gjithcka tashmë është gati për të filluar me evenimentin 66-të, të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Berlin, transmeton Klan Kosova.

Festivali i këtij viti do të filliojë nga 11 deri më 21 shkurt dhe është e paraparë që shumë yje botërorë do të jenë pjesmarrës për të parakaluar në tapetin e kuq.

Është raportuar se edhe aktorja Maryl Streep, fituese e çmimin Oscar, do të jetë presidente e jurisë përderisa Vëllezrit Coen do të jenë ata që do të bëjnë hapjen e festivalit me filmin ‘’Hail, Caesar!’’.

Nga 23 filmat n programin konkurrues, 19 prej tyre do të jenë premiera botërore, duke përfshirë këtu edhe debutimin e filmit ‘’Genius’’ të Michael Grandage’s së bashku me yjet Nicole Kidman, Colin Firth dhe Jude Law.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat